Hamasi, dorëzoi sot trupat e katër pengjeve izraelitë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza.
Kufomat e gruas Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj Ariel dhe Kfir, si dhe Oded Lifshitz, iu dorëzuan përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Në ceremoninë e organizuar nga Hamasi për dorëzimin e trupave morën pjesë edhe disa palestinezë që u liruan nga burgu ditët e fundit në këmbim të pengjeve të gjalla, citon La Repubblica.
Ndërkohë presidenti izraelit, Isaac Herzog, pas dorëzimit të 4 trupave përmes një postimi në X kërkoi falje në emër të Izraelit.
"Vuajtje. Dhimbje. Nuk ka fjalë. Zemrat tona janë thyer, zemrat e të gjithë vendit. Në emër të shtetit të Izraelit, unë përkul kokën dhe kërkoj falje. Falje që nuk ju mbrojta në atë ditë të tmerrshme. Falje që nuk ju solla në shtëpi shëndoshë e mire, shkroi Herzog në X.
Dorëzimi ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza, e cila hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën e Izraelit që ka vrarë deri tani rreth 48 300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Komente

E verteta eshte qe shteti Cifut ka vrare me shume pengje se sa vet Hamasi qe i ka mbajt me dinjitet dhe puthujse asnjeri 1 kg peshe nuk ka hup. Lavdi popullit palestinez qe lufton per lirine e vet kunder fuqise me te forte boterore
Përgjigju