Palestinezët e liruar

Bota

Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e 4 pengjeve në këmbim me lirimin e 620 palestinezëve të burgosur

27 Shkurt, 07:29| Përditesimi: 27 Shkurt, 08:24

  • Share

Hamasi dorëzoi trupat e 4 pengjeve izraelite ndërsa 620 të burgosur palestinezë priten të lirohen nga Izraeli në një shkëmbim, i fundit si pjesë e një armëpushim në Gazë.

Raportohet se bëhet fjalë për eshtrat e Tsahi Idan, Ohad Yahalomi, Itzik Elgarat dhe Shlomo Mantzur, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë qeveria izraelite tha se verifikimi i identiteteve të tyre është ende në vazhdim, pasi ende nuk janë konfirmuar rezultatet e testeve të ADN-së të kryera.

Armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar dhe është respektuar përgjithësisht, pavarësisht pengesave të shumta. Por faza e parë e tij do të përfundojë këtë javë dhe fati i fazës së ardhshme, që synon t'i japë fund luftës, mbetet i paqartë. Hamasi tha se nuk ka marrë ndonjë propozim deri më tani.

“Ne kemi imponuar sinkronizimin e procesit të dorëzimit të trupave të të burgosurve armik me lirimin e të burgosurve tanë heroikë”, tha grupi në një deklaratë në Telegram.

"E vetmja mënyrë se si do të lirohen pengjet e mbetura është përmes negociatave të fazës së dytë", theksuan ata.

Izraeli kishte refuzuar lirimin e të burgosurve të shtunën pasi Hamasi dorëzoi gjashtë pengje në një ceremoni të inskenuar duke shfaqur para një turme në Gazë pengjet dhe arkivolet me eshtra të pengjeve të vdekura, përpara se t’i dorëzonte, një veprim që ngjalli kritika të ashpra, përfshirë nga Kombet e Bashkuara. Dorëzimi i fundit nuk u shoqërua me një ceremoni të tillë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?