Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbajtura atje. Kjo u raportua ekskluzivisht nga Fox News, që citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata. Letra është aktualisht në duart e negociatorëve të Katarit, i cili do ta dorëzojë atë në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë. Doha ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rrip dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende në Gaza që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.
Lajmi kryesor:
Dita e Palestinës në OKB/ SHBA kritikon 4 vendet që njohën shtetin palestinez! Hamasi i shkruan Trumpit: Lirojmë gjysmën e pengjeve në këmbim të një armëpushimi
A.I/ReportTv.al