Bota

Hamasi liroi 20 pengje izraelite/ Ish-ambasadori Bino për Report Tv: Moment historik! Shqiptarja Jeta Gani: Palestinezët duan shtet në Izrael

13 Tetor, 16:10| Përditesimi: 13 Tetor, 17:15

  • Share

Hamasi ka liruar sot 20 pengjet e gjallë izraelite në kuadër të fazës së parë të planit të paqes në Gaza. Për ish-ambasadorin shqiptar në OKB Roland Bino, lirimi i pengjeve nga Hamasi është një moment historik.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, Bino tha se Izraeli nuk do që të ketë paqe dhe as krijimin e një shteti palestinez.  

 ‘Është një moment historik për Trump po ashtu edhe për Izraelin dhe popullin e tij. Në Izrael nuk janë dakord që të ketë një shtet palestinez. Është një ngjarje e madhe. Kryeministri i Izraelit nuk do që të ketë paqe. Kur Izraeli ka pranuar planin e paqes së Trump ai ka thënë na shërben për të arritur objektivat tona të luftës, që janë që të mos ketë shans për të pasur një shtet Palestines.

Në çdo rrethanë Izraeli do të ruaj të drejtën dhe mundësinë për të bërë atë që do të pastrojë etnikisht Gazën. Ajo që po ndodh është një lojë për të fituar kohë për të parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ka një moment për tu parë nëse izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë bashkë në të ardhmen. Por kjo paqe është e pasigurt’, tha ai.

Ndërkohë, edhe shqiptarja Jeta Gani që jeton në Izrael, në një lidhje skype për emisionin e cilësoi lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi si një moment historik.

‘Po ky ishte një moment historik sepse u bë marrëveshja për të liruar pengjet, këto ditë kanë qenë me tension që do të lirohen ose jo pengjet dhe sot unë isha edhe në Tel Aviv. Dhe ata pengje shiheshin sikur ishin pjesë e çdo familje në Izrael. Ata ishin djemtë të rinj që për dy vite kanë qenë pengje të Hamasit, lirimi i pengjeve ka të bëjë edhe me dobësimin e Hamasit dhe gëzimi është i madh. Ajo që është më e rëndësishmja është se Izraeli fitoi një siguri të madhe.

Për shtetin e Palestinës është pak e komplikuar se ku do të ndërtohet. Nuk besoj se Palestina të ndërtohet këtu sepse nuk mund të ketë dy shtete në një vend. Ata e duan Palestinën brenda Izraelit gjë që është e paarritshme’, tha Gani.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?