Sulme në Gaza, foto arkiv

Bota

Lufta në Gaza/ Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi! Do ketë vetëm operacione mbrojtëse

4 Tetor, 07:19| Përditesimi: 4 Tetor, 10:54

  • Share

Pasi Hamasi njoftoi mbrëmjen e së premtes se kishte pranuar planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Gaza, presidenti Donald Trump i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet në enklavë. Trump shkroi, duke iu referuar deklaratës zyrtare të Hamasit, se lëvizja ishte gati për të punuar për një paqe të qëndrueshme dhe urdhëroi vendin e tij mik të ndërmerrte hapin e radhës. 

Në një tjetër reagim, përmes një videoje të postuar në Truthsocial, presidenti i SHBA siguroi se "të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë", si pjesë e planit të tij të paqes për Rripin e Gazës.

"Kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Dua të falënderoj vendet që ndihmuan: Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë dhe shumë të tjera. Kaq shumë njerëz kanë luftuar kaq shumë. Është një ditë e mrekullueshme. Do të shohim se si do të përfundojë. Duhet ta themi fjalën e fundit për këtë dhe ta bëjmë të ndodhë. Mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi te prindërit e tyre”, tha Trump. 

Pas këtyre zhvillimeve, udhëheqja politike izraelite urdhëroi ushtrinë që të reduktonte sulmet në enklavën palestineze në "minimum". IDF u vu në lëvizje menjëherë gjatë natës dhe zhvilloi një takim të posaçëm për të përgatitur "fazën e parë të planit të Trump për lirimin e pengjeve", ashtu sikurse edhe e bëri me dije Benjamin Netanyahu në deklaratën e parë të tij pasi Hamasi pranoi planin e SHBA-ve.

Por agjencia e lajmeve izraelite N12 raporton se IDF ka pezulluar sulmet që nga mëngjesi i sotëm. Sipas medias, direktiva nga udhëheqja politike është që të ketë sulme vetëm nëse ka ndonjë kërcënim.

Në përgjigjen e tij ndaj planit 20-pikësh të Trump, Hamasi tha se ishte gati të lironte të gjithë pengjet e gjalla dhe të kthente trupat e pengjeve të vdekura në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, si dhe të fillonte negociata të drejtpërdrejta mbi detajet. Megjithatë, teksti i deklaratës nuk përmend çarmatimin e lëvizjes, të cilin e kërkon Izraeli, apo dëbimin e luftëtarëve të saj në vende të treta, dy pika kyçe të planit të presidentit amerikan, i cili mbështetet nga shumë vende arabe.

Lajm në përditësim…

Ora 10:52
Macron pas veprimit të Hamasit: Kemi mundësinë të bëjmë përparim vendimtar drejt paqes

1757441335_emmanuelmacron.png

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi Hamasi u deklarua i gatshëm për bisedime paqeje në përgjigje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në një reagim në X, Macron thotë se dorëzimi i të gjithë pengjeve dhe armëpushimi në Gaza janë të arritshme.

"Lirimi i të gjithë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza janë të arritshme! Angazhimi i Hamasit duhet të ndiqet pa vonesë. Tani kemi mundësinë të bëjmë përparim vendimtar drejt paqes!" shtoi Macron.

Ora 09:19
Von der Leyen për Gazën: Mbështesim çdo përpjekje që promovon zgjidhjen me dy shtete

1759221625_ursulavonderleyen.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur vendimin e Hamasit, i cili pranoi planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Diplomatja thotë se Evropa do të mbështesë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për paqe.

“Gatishmëria e deklaruar e Hamasit për të liruar pengjet dhe për t'u angazhuar në bazë të propozimit të fundit të SHBA është inkurajuese. Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjithë pengjeve janë të arritshme. Evropa do të mbështesë të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund vuajtjeve të civilëve dhe për të promovuar zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për paqen: zgjidhjen me dy shtete.”, shkroi ajo.

Ora 08:19
Hamasi pranoi planin e SHBA, media: IDF ka pezulluar sulmet në Gaza që nga mëngjesi 

1759322225_gaza.jpg

Agjencia e lajmeve izraelite N12 raporton se IDF ka pezulluar sulmet në Gaza që nga mëngjesi i sotëm. Sipas medias, IDF tani po përqendrohet në operacionet mbrojtëse për forcat e saj të vendosura në zonë. 

Qyteti i Gazës mbetet nën rrethim dhe forcat izraelite nuk po tërhiqen, por po qëndrojnë në të njëjtat linja që kanë arritur deri më tani. Deri në orët e para të mëngjesit, Forcat Ajrore ende sulmonin në të gjithë Rripin, por në orët e fundit, direktiva nga udhëheqja politike është që të ketë sulme vetëm nëse ka ndonjë kërcënim.

Ora 07:49
Netanyahu: Po përgatitemi të zbatojmë fazën e parë të planit, vazhdojmë bashkëpunimin me Trump për t’i dhënë fund luftës

1759557044_2eac6273144944078e3f14af4a7f9dfc.jpg.webp

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar një deklaratë, duke thënë se vendi do të punojë me SHBA-në mbi planin për paqe në Gaza. Në deklaratë, thuhet se ushtria izraelite po përgatitet që të nisë menjëherë zbatimin e fazës së parë të planit të Trump për të marrë të gjithë pengjet nga Hamasi.

“Në dritën e përgjigjes së Hamasit, Izraeli po përgatitet të zbatojë menjëherë fazën e parë të planit të Trump për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me Presidentin dhe ekipin e tij për t'i dhënë fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli që janë në përputhje me vizionin e Presidentit Trump.", thuhet në deklaratë.

Ora 07:30
Hamasi pranoi planin e SHBA për Gazën, Guterres: Do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme

Foto: Donald Trump dhe  Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump për Gazën, tha zëdhënësi i tij Stephane Dujarric, duke falënderuar gjithashtu Katarin dhe Egjiptin për ndërmjetësimin e tyre.

Guterres gjithashtu përsëriti thirrjen e tij "për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe akses të pakufizuar humanitar", shpjegoi Dujarric.

 "Kombet e Bashkuara do të mbështesin të gjitha përpjekjet për të arritur këto qëllime për të parandaluar vuajtje të mëtejshme", shtoi ai.

Ora 07:27
Starmer: Pranimi i planit nga Hamasi, hap i rëndësishëm përpara! Palët të zbatojnë marrëveshjen pa vonesa

1759429470_keirstarmer.JPG

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mirëpritur vendimin e Hamasit për të pranuar planin e propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Në një deklaratë zyrtare, ai tha thotë se Britania e Madhe mbështet përpjekjet e presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili po afron gjithmonë e më shumë drejt paqes.

“Pranimi nga Hamas i planit amerikan të paqes është një hap i rëndësishëm përpara. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e Presidentit Trump, të cilat na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt paqes. Tani ekziston një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve, për kthimin e pengjeve në shtëpi dhe për t’i çuar ndihmat humanitare atyre që kanë aq shumë nevojë për to. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjen pa vonesë. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët tanë, është gati të mbështesë negociata të mëtejshme dhe të punojë drejt një paqeje të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.”, shkruan ai.

Deklarata e Starmer
Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 04/10/2025 07:58

    Lavdi rezistences, teshti duhet nje plan me shkatrru definitivisht shtetin sionist e me pru paqe perfundimtare ne lindjen e mesme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?