Foto nga lufta në Gaza

Bota

Trump drejt shpalljes së armëpushimit në Gaza! Media: Hamasi pranoi propozimin e SHBA, por refuzon ndihmat, i quan 'mashtrim izraelit'

26 Maj, 21:00| Përditesimi: 26 Maj, 23:13

  • Share

Burime pranë Hamasit zbulojnë se ai ka pranuar propozimin për armëpushim të dërguarit amerikan Steve Ëitkoff, por Axios raporton mohimin e këtij lajmi nga ana e tij: “Izraeli ka pranuar armëpushimin e përkohshëm, duhet ta bëjë edhe Hamasi”.

Mediat bëjnë të ditur se është gjithnjë e më e mundur që "presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shpallë një armëpushim në Gaza në ditët në vijim".

Burimet shtuan se "shpallja e Trump do të ndodhë në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin edhe lirimin e pengjeve izraelite". Mëngjesin e djeshëm, Trump deklaroi se beson se ka lajme të mira nga Hamasi në lidhje me Gazën:

"Duam të shohim nëse mund të ndalim luftimet atje.Kemi folur me Izraelin dhe duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur".

Ndërkohë, Hamasi shpreh mosbesimin ndaj planit të ri për ndihmat në Gaza, duke e cilësuar si “një mjet të Izraelit për të dobësuar Rripin”. Ndërsa kancelari gjerman Merz ka kritikuar sulmet ajrore të Izraelit, duke thënë se niveli i vuajtjeve që po shkaktohet nuk mund të justifikohet më me luftën kundër Hamasit.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?