Hamasi ka publikuar një foto propagandistike që tregon 48 personat e kapur si pengje në Rripin e Gazës, duke i paraqitur të gjithë me emrin "Ron Arad", piloti izraelit që është zhdukur që nga viti 1988.
Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta në Izrael, me familjet e pengjeve që shprehin frikën se të dashurit e tyre mund të kenë të njëjtin fat. Vlen të theksohet se posterin e ka shpërndarë në momentin kur operacioni ushtarak i Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës është në zhvillim e sipër.
Në tekstin shoqërues të fotos, Hamas akuzon Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për refuzimin për të arritur një marrëveshje shkëmbimi pengjesh dhe një armëpushimi.
"Një imazh lamtumire, pasi fillon operacioni ushtarak në Gaza", thuhet në përshkrimin e fotos.
Sipas të dhënave të Times of Israel, nga 251 persona që u morën peng më 7 tetor 2023, 48 janë ende në duar të grupeve terroriste në Gaza. Të paktën 26 prej tyre janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 20 mendohet të jenë ende të gjallë.
Për dy të tjerë, situata është kritike dhe ka shqetësime të mëdha. Ndër trupat që mbahen peng është edhe ai i një ushtaraku izraelit që u vra në vitin 2014.
كتائب القسـ.ـام تنشر صورة لما قالت إنها للأسرى الإسرائيليين لديها كتب عليها "صورة وداعية إبان بدء العملية بغزة بسبب تعنت نتنياهو وخضوع زامير" pic.twitter.com/FgU8WD3NV2
— حسام شبات (@HossamShabat) September 20, 2025
Komente
