Njerëzit pranë një tende në Gaza

Bota

Hamasi refuzon propozimin e Izraelit për armëpushim në Gaza: Nuk pranojmë marrëveshje të pjesshme

18 Prill, 07:42| Përditesimi: 18 Prill, 07:48

  • Share

Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të Izraelit për një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve, duke kërkuar një marrëveshje të plotë që do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza, raporton BBC.

Në një deklaratë, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya theksoi se grupi nuk do të pranojë marrëveshje të pjesshme që, sipas tij, i shërbejnë axhendës politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Ai shtoi se Hamasi është i gatshëm të negociojë menjëherë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe përfundimit të luftimeve.

Aktualisht, 59 pengje mbeten në robëri dhe 24 mendohet të jenë ende gjallë. Ndërkohë, Izraeli vazhdon operacionet ushtarake, duke pretenduar se ka goditur mbi 100 objektiva të Hamasit, ndërsa nga sulmet ajrore të fundit janë vrarë të paktën 37 persona, shumica civilë të zhvendosur që jetonin në kampe me tenda në al-Mawasi.

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, kërkoi "hapjen e portave të ferrit" ndaj Hamasit, duke theksuar vijimin e luftës deri në çarmatosjen e plotë të grupit. Nga ana tjetër, organizatat humanitare paralajmërojnë për kolaps total të sistemit të ndihmës në Gaza, ndërkohë që ndihma mbetet e bllokuar që prej 1 marsit.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pas një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit që shkaktoi 1200 të vrarë dhe 251 të tjerë u morën peng. Që atëherë, fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar mbi 51,000 viktima në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?