Gjatë intervistës për Report Tv, ambasadorja izraelite në Tiranë, Galit Peleg replikoi dhe me ambasadoren e Palestinës në Tiranë e cila tha se Hamas është përfaqësues i popullit palestinez
"Nëse do të donim ne mund ta bombardonim Gazën dhe ta kthenim në një fushë parkimi. Por s’e kemi bërë sepse nuk duam të sulmojmë qytetarët civilë të Gazës...
Nëse dikush sulmon Izraelin, ne do të reagojmë, nuk ka asnjë shtet në botë që do rrijë e të presë ta sulmojnë me bomba. Pra, ne i kemi kundëreagime, jo sulme...
Pashë ambasadoren e Palestinës këtu që tha se “Hamasi është pjesë e popullit tonë”! Një pyetje kam ndaj tij, këta janë njerëzit tuaj? Hamasi nuk duhet të përfaqësojë popullin e Palestinës, dhe unë e di që në zemrat e tyre palestinezët i dënojnë këto makabritete. Nuk mund të jetë përgjigjja e tyre ndaj sulmeve me avionë të Izraelit, duke vrarë gra, duke vrarë fëmijë. Ku ndodh kjo në cilën botë?"
Lajmi kryesor:
Ambasadorja izraelite për Report Tv: Irani trajnon e armatos militantët e Hamasit! Vetëm luftë me ta! Paqen e negociojmë me autoritetet palestineze
S.G//ReportTv.al