Hamasi u dërgoi një mesazh me tekst në hebraisht të afërmve të civilëve të rrëmbyer në Izraelin jugor dhe të dërguar në Rripin e Gazës.
Kan News e mbështet këtë, duke thënë se mesazhi është nënshkruar nga Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit.
“Ne i ofruam qeverisë tuaj një shkëmbim të burgosurish, por nuk u pranua, ky është mesazhi ynë: lirimi i të gjithë të burgosurve sionistë në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve palestinezë”, tha al-Qassam.
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida tha se Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin dhe ushtarët izraelitë do të kthehen në thasë të zi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmohet ambulanca jashtë spitalit të Gazës, ka viktima! Izraeli merr përgjegjësinë: Po përdorej nga militantë të Hamasit
S.S/ReportTv.al