Pas plot shtatë vitesh pritje, Hamburg më në fund është rikthyer në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë. Fitorja ndaj SSV Ulm e siguroi matematikisht ngjitjen dhe ndezi një festë të madhe mes tifozëve. Por ajo që nisi si një moment historik për klubin dhe fansat e tij, përfundoi në kaos total.
Pas përfundimit të ndeshjes, mijëra tifozë vërshuan në fushën e "Volksparkstadion", duke shkaktuar një situatë të pakontrollueshme. Sipas raportimeve zyrtare, të paktën 41 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, për shkak të rrëmujës që pasoi hyrjen masive nga tribunat.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një fushë të shkatërruar, ku bari është shkulur në shumë pjesë dhe është dëmtuar edhe shtresa e poshtme e saj. Ulëset janë thyer, përfshirë edhe ato të zonës teknike, ndërsa raportimet nga stadiumi flasin për dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet lokale dhe drejtuesit e klubit janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa pritet një reagim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) për masat që mund të ndërmerren për shkak të incidenteve.
Rikthimi në Bundesligë është një arritje historike për Hamburgun, por ngjarjet e fundit hedhin një hije mbi festën dhe mund të sjellin pasoja të rënda për klubin dhe tifozët e tij.
Así quedó el estadio de Hamburgo ?? debido a los festejos de sus hinchas por el regreso a la Bundesliga después de 7 años.pic.twitter.com/nxEQIbOcov
— VSports Team (@VSportsTM) May 13, 2025
Komente
