Leëis Hamilton është shpallur kampion botë për herë të shtatë në Formula 1. Piloti i Mercedes me fitoren në Çmimin e Madh të Turqisë ka arritur në kuotën e 307 pikëve, 110 më shumë se shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas tre gara para përfundimit të kampionatit.
Më titullin e shtatë Leëis Hamilton barazon rekordin e Michael Schumacer, përsa i përket pilotëve me më shumë trofe, ndërsa bëhet i pari me 94 gara të fituara në karrierë dhe 97 ‘pole-position’. Për t’u theksuar edhe fakti që për Hamilton ky ishte titulli i katërt radhazi, 2017,2018,2019,2020.
Këtë sezon Lewis Hamilton thuajse zhvilloi një kampionat më vete pasi u shkëput që në fillim dhe asnjë prej pilotëve nuk mundi ta ndiqte. Në 14 gara të zhvilluara gjithsesj gjatë këtij sezoni 35-vjeçari ka fituar 10.
Ndryshe nga Mercedes-i i Hamilton një zhgënjim total këtë sezon ka qenë Ferrari, që nuk u ngrit në asnjë moment në lartësinë e emrit. Përsa i përket çmimit të Madh të Turqisë pas Hamilton Sergio Perez, ndërsa në vendin e tretë Sebastian Vettel, që zhvilloi garën e fundit me kokkuqen italiane.