Piloti Lewis Hamilton dhe tenistja Serena Williams

Sport

Hamilton dhe Serena Williams në garë për të blerë Chelsea-n, sportistët bëjnë ofertën

21 Prill 2022, 15:44| Përditesimi: 21 Prill 2022, 15:45

  • Share

Lewis Hamilton, piloti britanik i Formula 1, si dhe tenistja Serena Williams janë të ineteresuar sëbashku për t’u bërë pronarë të Chelsea-s, klubit që ka dalë në shitje për shkak të sanksioneve ndaj rusit Roman Abramovich. Të dy sportistët janë pjesë e grupit të drejtuar nga Martin Broughton, biznesmeni që duket se është gati të blejë Chelsea-n.

Sipas së përditshmes angleze Mirror, piloti anglez, shtatë herë kampion i botës në Formula 1, dhe tenistja amerikane 40-vjeçare, janë të gatshëm të investojnë 10 milionë sterlina secili (12 milionë euro). Ndër të tjera, Hamilton është një tifoz i Arsenal-it.

Broughton është zëvendëspresident i International Airlines Group, kompani që kontrollon British Airëays, Iberia dhe Vueling, por ka patur edhe një të kaluar të shkurtër në futboll. Në 2010-ën, Broughton është emëruar presidenti i Liverpool-it me detyrën për të përshpejtuar shitjën e klubit te pronarët amerikanë. Aktualisht, Chelsea është në duart e qeverisë britanike pas vendimit të kësaj të fundit për të ngrirë pasuritë e Roman Abramovic, pronari i klubit londinez.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?