Nga sezoni 2025, Lewis Hamilton do jetë pjesë e Ferrarit, me britanikun shtatë herë kampion të botës që është rikthyer të flasë sërish për vendimin që e bën pjesë të "Kokëkuqes".
"Mendoj se nuk duhet të justifikoj zgjedhjen time, e di se çfarë është e drejtë për mua. Nuk kam pasur kurrë mendime të dyta dhe nuk i lë komentet e jashtme të ndikojnë tek unë. Mos keni pyetje më të mira? Edhe sot ka shumë njerëz që flasin keq për mua dhe e di që do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në fund të vitit", tha ai.
Hamilton është mes padurimit dhe vetëvlerësimit që përballet me kureshtjen e mediave për kalimin e tij te Ferrari në vitin 2025 në prag të stërvitjes së vetme të lirë të Çmimit të Madh të Kinës, që do të pasohet menjëherë nga gara e kualifikimit.
"Unë do të vazhdoj të garoj për një kohë të gjatë. Jam i lumtur që Alonso është ende në lojë dhe shpresoj që edhe ai të vazhdojë të garojë për një kohë të gjatë. Nuk kam menduar kurrë se do të mund të garoj pas kësaj moshe. Në fakt, jam i sigurt që kam thënë se do të kisha ndalur më shpejt, por kam jetuar një jetë kaq të çuditshme, saqë nuk ndihem sikur jam ende shumë i ri", tregoi Hamilton.
Çmimi i Madh i Kinës zhvillon garën të dielën e 21 prillit në orën 9:00 me atë shqiptare. Edhe këtë sezon Max Verstappen i Red Bull dominon pas katër garave.