Max Verstappen ka vendosur diktatin në Formula 1 këtë sezon, me holandezin e Red Bull që është drejt titullit të tretë kampion. Nga 12 garat e zhvilluara, 10 janë fituar nga Verstappen, që lë pas me 195 pikë diferencë shokun e skuadrës, Perez.
Forma e tij ka ardhur edhe pas problemeve të skuderive të tjera, teksa Lewis Hamilton i Mercedes ka thumbuar në këtë fazë të garës. Piloti britanik në një intervistë të fundit ka thënë se nëse merr makinën e Sergio Perez, shokut të ekipit të Verstappen, do e kalonte kampionin e botës.
"A do të doja të isha po aq i shpejtë sa Verstappen? Sigurisht që po. A do ta doja edhe një makinë po aq të shpejtë sa ajo e tij? Normal. Unë po ju them vetëm kaq, nëse do të kisha makinën e Sergio Perez atëherë iu siguroj se Verstappen nuk do të ishte kaq i lumtur", u shpreh Hamilton.
Kujtojmë se Formula 1 rikthehet fundjavën e 27 gushtit në Çmimin e Madh të Gjermanisë, në cirkuitin e Zandvoort.