Lewis Hamilton (majtas)

Hamilton refuzon sërish Ferrarin

12 Gusht 2023, 11:36
  • Share

Seriali për të ardhmen e Lewis Hamilton vazhdon. Britaniku nuk ka rinovuar kontratën me Mercedes-AMG në Formula 1, por konsiderohet çështje kohe që të shpallet zgjatja e partneritetit për disa vite. Shumë skenarë dhe lajme e lidhën disa herë shtatë herë kampionin e botës me skuderinë Ferrari, qoftë për pozicionin e Charles Leclerc, qoftë si shok skuadre me këtë të fundit.

38-vjeçari britanik ka pranuar se e ka menduar veten te të kuqtë e Ferrarit dhe do të donte të ngiste makinën e skuadrës nga Maranellos. Por ai gjithmonë e ka pasur prioritet Mercedesin, shtëpinë e tij, markën me të cilën ka lidhje gjithë jetën.

Tani raportet që dalin sërish në skenë flasin për një ofertë që Ferrari i ka bërë Hamiltonit. Gazetari italian Leo Turini raportoi se kishte kontakte nga kreu i skuadrës italiane me Hamilton, i cili me mirësjellje refuzoi sërish ofertën e bashkëpunimit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?