Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

25 Prill, 15:29| Përditesimi: 25 Prill, 15:44

  • Share

Një shtetas polak është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 61-vjeçari Jan Stanek  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti polak.

Falë edhe informacioneve të shkëmbyera nga Interpol Tirana dhe homologëve në Poloni u bë e mundur ndalimi i 61-vjeçarit, teksa ai po hynte në Shqipëri.

'Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.', thuhet në njoftimin e policisë. 

Ai ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Poloni me 4 vite e 6 muaj burg për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë tashmë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Poloni.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?