Barcelona u eliminua një hap larg finales së Champions League, kjo pas humbjes 4-3 kundër Interit në gjysmëfinalen e kthimit në Milano që zgjati 120 minuta. Pas sfidës trajneri i Barcelonës, Hansi Flick shprehu krenarinë e tij për lojtarët e Barçës, duke mos harruar të kritikonte ashpër gjyqtarin polak Szymon Marciniak.
"Jam i zhgënjyer me rezultatin, jo me performancën e ekipit. Është ajo që është, ne jemi jashtë, por do të përpiqemi përsëri sepse duam t'i bëjmë tifozët të lumtur. Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte qëllimi ynë dhe do të jetë përsëri", tha trajneri gjerman, duke shtuar se "mund të jeni krenarë për lojtarët, ashtu siç jam unë. Është pjesë e futbollit, fitorja dhe humbja, të gjithë do të mësojmë".
Flick e ka me gjykimin dhe i dërgoi mesazhin e parë gjyqtarit Marciniak.
"Ne mendojmë se rezultati është i padrejtë për shkak të disa vendimeve të gjyqtarëve, duhet ta them këtë. Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim që ishte 50-50 përfundoi në favor të tyre, kjo është ajo që më trishton". vijoi ai.
Dhe në përgjigje të pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me arbitrimin, ai cilësoi diçka.
"Nuk më pëlqen të flas më për arbitrin. Ia kam thënë atë që mendoj, por nuk do ta përsëris këtu tani. Nuk është e drejtë as për ekipin tim, i cili bëri një punë të jashtëzakonshme", tregoi Flick.
Ai nuk harroi të lavdëronte Interin.
"Na ka ndodhur që edhe Interi luan, kanë sulmues të mirë, mbrohen mirë, me cilësi të mira. Dhe ne do të mësojmë, është një progres, duam të vazhdojmë të mësojmë, por do të kthehemi", tha gjermani.
Në fundjavë vjen 'El Clasico' kundër Real Madrid me titullin e La Ligës në lojë.
"Po luajmë për të fituar tituj dhe të dielën kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kemi tre ditë për t'u përgatitur për të. Çdo lojtar, kur kthehet në shtëpi në orën katër të mëngjesit, mund të duket krenar në pasqyrë", mbylli Flick.
Komente
