Hansi Flick dhe Carlo Ancelotti

Sport

Hansi Flick: S’më pëlqejnë kritikat ndaj Ancelottit, kam respekt për të

24 Prill, 16:04| Përditesimi: 24 Prill, 16:05

  • Share

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka mbrojtur kolegun e Real Madrid, Carlo Ancelottin. Pas eliminimit të madrilenëve nga Champions League, një ‘lumë’ kritikash u drejtuan për trajnerin Italian.

Gjermani i Barçës foli pas ndeshjes së fituar kundër Mallorcas dhe tha se të kritikosh një nga trajnerët më të mirë në botë është e tepërt. Ai tregoi se ka respekt të madh për Ancelottin.

“Real Madrid është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ka një nga trajnerët më të mirë në botë. Për mua, nuk është diçka e mirë të shoh kritika ndaj tij. Nuk më pëlqen kjo. Ai ka fituar gjithçka, në të gjithë botën dhe me çdo skuadër. Është një zotëri i vërtetë. Kam respekt të madh për të. Është fantastike ta shoh sërish, sepse është një trajneri i jashtëzakonshëm”, tregoi Flick.

Më 26 prill dy trajnerët do përballen në El Clasico, e cila vlen për finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?