Politikë

Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera

22 Prill, 14:59| Përditesimi: 22 Prill, 17:17

  • Share

Ka hapur dyert shkolla e re 9-vjeçare "Demokracia" në Valias të Kamzës. Kjo shkollë është rindërtuar me fondet e qeverisë shqiptare në kuadër të Programit të Rindërtimit.

Të pranishëm në inspektimin e shkollës nga themelet ishin kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Manastirliu tha se Për vitin 2024-2025 hapim kantieret për 40 shkolla në gjithë vendin, ndërsa në total do përfundohen 100 objekte arsimore.

“Kjo shkollë është një prej 38 objekteve arsimore që janë rindërtuar në Bashkinë Kamëz. Për vitin 2024-2025 hapim kantieret për 40 shkolla, palestra dhe terrene sportive, ndërkohë që përfundojmë projektet sa i përket rindërtimit, por edhe me mbështetje të partnerëve tanë, 100 objekte arsimore në gjithë vendin brenda 2024”, tha Ministrja Manastirliu.

Ky kompleks arsimor i shtrirë në 4,400 m2, përfshin përveç shkollës 9-vjeçare “Demokracia” edhe kopshtin dhe çerdhe që tashmë kanë hapur dyert për 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë.

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” është një investim i qeverisë shqiptare prej 380 milion lekë, një shkollë model, sipas të gjitha standardeve, me klasa komode dhe ambiente për laboratorë, bibliotekë, sallë aktivitetesh, auditor prej 180 vendesh, palestër, ambiente sportive e hapësira rekreative, në shërbim të gjithë komunitetit të zonës së Valiasit të ri të bashkisë Kamëz.

Ora 17:15
Rama batuta gjatë inspektimit të shkollës në Kamzë: Vota është investim! Demokratët më të mëdhenj janë socialistët

 

Gjatë vizitës në shkollën “Demokracia” në Valias të Kamzës kryeministri Edi Rama bëri batuta me qytetarët duke u thënë se investimi i tyre në votë për socialistët u përkthye në investim për rindërtimi e shkollës 9 vjeçare “Demokracia’. Madje një prej tyre ishte dhe demokrat.

“Juve në Kamëz e keni bërë tuajën dhe ne do ua kthejmë. Vota është investim. Vija këtu më përpara u thosha investoni një herë ndryshe se ngelët duke investuar gabim. Jo, Dy gishta.  Investuat një herë, ja urdhëro. Këtu tek kjo rruga ecin të majtë e të djathtë me parti pa parti. Kurse mrena në gropë me dy gishta, idiotësi. Tjetër është të jesh demokrat e tjetër të kesh vulën, apo të mos kesh vulën. Demokratët më të mëdhenj janë socialistët mos harroni”.

 

 

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?