Bota

SHBA/ 'Hape derën', 23-vjeçari shqiptar sherr me stjuardesën, avioni bën ulje emergjente (VIDEO)

18 Korrik, 18:16| Përditesimi: 18 Korrik, 19:34

  • Share

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

Sipas mediave të huaja, fluturimi 3612 i Delta Connection, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova.

Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

Aeroplani përfundimisht u ul në destinacionin e tij në Detroit, gati një orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar, sipas Flight Aëare.

Sipas tij, Nikprelaj, me profesion kuzhinier, u tregua i dhunshëm verbalisht që nga momenti i nisjes së pasagjerëve në avion. I ulur pranë derës së emergjencës, ai “injoroi urdhrat e përsëritura të stjuardesës dhe u bë agresiv me fjalë.”

Ky nuk është kontakti i parë i Nikprelaj me ligjin. Në shkurt të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç, ai u akuzua për sulm ndaj të dashurës së tij në zonën e Detroit-it dhe më pas për vjedhjen e një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai u arrestua shpejt pasi mjeti ishte i pajisur me sistem GPS, raportoi Click on Detroit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 20/07/2025 10:15

    Ju qe shani pjesen me te nderuar te shqiptaris (Geget) jeni shum te farfer nga ana shpirterore dhe te dijes.gjera te tilla ndodhin edhe ne jug.pershendes perzemersisht popullin trim dhe bujar te veriut vecanarisht Tropojanet qe me lan mbresa te papara kur isha ne Tropoj dhe Valbon me pushime.

    Përgjigju
  • Gaci: 18/07/2025 21:42

    Iu tek me dale jashte shpellarit...

    Përgjigju
  • Lleshi: 18/07/2025 21:14

    Prandaj nuk behet ky vend nga maloket sylesh

    Përgjigju
  • grejs: 18/07/2025 19:48

    Pse nuk e hodhën nga avioni malokun,nuk bëhen njerëz këta shpellarë të ndyrë.

    Përgjigju
    • Turi: 18/07/2025 20:46

      ekzakt. Maloket kokshtypur vetem gamor njohin

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?