Dalin pamje të reja nga përplasja e deputetëve të opozitës me policinë në hyrje të gjykatës, pasi efektivët nuk i lejuan duke i bllokuar fillimisht. Në video dëgjohen zërat e Tabakut, Nokës, Spahos dhe Strazimirit që u drejtohen policëve ‘Mos e prek se është deputet’, ‘Do të procedohesh’, ‘ Çfarë do të bëjmë ne, pse nuk na lejoni që të futemi brenda’. Ndërkohë që deputeti i PD, Flamur Noka gjatë përplasjes me policët te dera e gjykatës i ka shtyrë, kapur për fyti dhe goditur. Report Tv publikon pamjet e incidentit mes policisë dhe deputetëve të opozitës.
Lajmi kryesor:
Deputetët e opozitës përplasen me policinë, thyejnë derën e gjykatës, Spaho: Më dhunuan/ VD
/b.ha./ReportTv.al