Kronikë

Hapen 4 poliklinikat e Tiranës për vaksinim, Manastirliu: Vaksinohuni! ‘Delta’ përhapet shpejt! Bino thirrje mësuesve: Vaksinimin e keni detyrim moral

18 Gusht 2021, 16:04| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 16:07

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi që qytetarët të vaksinohen sa më parë, pasi varianti Delta përhapet shpejt. Ndërsa Shefja e e Epidemiologjisë Silva Bino i adresoi një thirrje edhe mësuesve të kryejnë vaksinimin si një detyrim moral në prag të nisjes së vitit shkollor.  

Ky apel u bë gjatë inspektimit të hapjes së 4 poliklinikave të specialiteteve në Tiranë për vaksinimin anticovid për qytetarët.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, prof. Silva Bino, tha se është rritur vaksinimi me dozat e para, ndërkohë që vaksinimin e mësuesve dhe mjekëve e quajti ‘detyrim moral’.

“Kjo është një javë e cila ka bërë ndryshim në lidhje edhe me përdorimin e vaksinës por edhe me rritjen e dozave të para dyfish. Është e rëndësishme që të rrisim mbulesën vaksinale me të gjitha llojet e mekanizmave. Pra, qoftë për promovimin, qoftë me mekanizma të tjerë. Mësuesit kanë një detyrim moral të vaksinohen. Nuk vaksinohen vetëm për veten, por kanë edhe një detyrim moral me fillimin e shkollës. Ashtu siç e kanë edhe mjekët, personeli shëndetësor”, tha Bino.

Duke folur për situatën epidemiologjike, Ministrja Manastirliu tha se është vënë re një rritje e incidencës 2-javore në grupmoshën mbi 55 vjeç, por ka rritje edhe tek të rinjtë dhe kjo vjen si rezultat i variantiti Delta që përhapet më shpejtë.

“Kemi një rritje me dy herë të incidencës dy javore të rasteve të infektuara. Dhe gjithashtu kemi një rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitalin infektiv. Gjë që tregon një rritje të transmetueshmërisë dhe qarkullimit të variantit Delta, ashtu sikurse tashmë e kemi të konfirmuar. Ajo çfarë vërehet në këto javë, është rritja e qarkullimit në grupmoshat mbi 55 vjeç, që janë ato që janë më të prekura. Por sigurisht ka edhe grupmosha të më të rinjve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen gjatë muajit të hapur të vaksinimit + 18 vjeç, duke u paraqitur me kartën e identitetit, në pikën më të afërt të vaksinimit.

Janë më shumë se 1 milion e 800 mijë doza vaksine të mbërritura në Shqipëri deri tani, ndërkohë që furnizimi me vaksina do të vijojë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre, 575,342 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?