Hapen aplikimet në e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit

15 Nëntor, 14:36| Përditesimi: 15 Nëntor, 14:39

  • Share

Nga sot në e-albania është hapur aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara.

Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent. 

Procesi i aplikimit do të kryhet në përputhje me rregulloren e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë si stacion plazhi”. Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin E-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”. 

Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku ministrja Kumbaro vlerësoi se me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh. Ministrja ka vënë në dukje rolin e bashkive në terren si administratore të parcelave publike të plazheve, me fokus pastërtinë. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?