300 vende të lira për 'Patrullë të Përgjithshme', Rama apel të rinjve të aplikojnë: Ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër

4 Nëntor 2023, 20:16| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 20:31

  • Share

Janë hapur aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë e Përgjithshme”. Përmes një postimi në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama u bën sot thirrje të rinjve deri në moshën 30 vjeç, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollës bazë së Policisë së Shtetit për “Patrullë të Përgjithshme”.

“Ka një sfidë që të thërret. Sfida për të krijuar një të nesërme më të mirë. Një Shqipëri më të sigurt. Kërkojmë 300 aplikantë për t’ju bashkuar Patrullës së Përgjithshme. Aplikimet janë të hapaura 2 nëntor deri 30 nëntor. Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër. Sfida e këtij vendi është edhe sfida jote. Apliko tani!”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë.

Rama njofton se aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë dhe janë të hapura deri më 30 nëntor. Dje ministri Balla njoftoi kriteret e kërkuara për t’u pranuar në shkollën bazë të policisë.

"Mosha nuk duhet të jetë më shumë se 30 vjeç. Gjatësia jo më pak se 165 cm për djemtë dhe jo më pak se 160 cm për vajzat. Aplikanti nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë kombëtare. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. Të ketë mbaruar të paktën arsimin e mesëm. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B” si dhe të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie".

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sot: 05/11/2023 08:47

    Kryeministri Apel per rekrutime ne polici dhe Ushtri pas 12 vjetesh suksesi ekonomik kane ngel edhe pa Roje ..haaa Ushtris i perdoren gjeneralet Promovuan servilet e politikes Me reformen e gradave Te mimit larguan te rinje e mbajten pleq Tani po rekrutojn me 9 klas pa pik standarti fizik e psikologjik Me xhacken qe e kishte vetem mendjen per te privatizuar Baza e per tendera Ushqimesh e Nafte kastrati, nuk desh tia dinte per kerkesat per largim nga FA, Sote zyrtarisht jane pa Ushtri As personel as Armatim te shikojme 4 dhjetorin paraden te na thoje te kundern me 1.5 miliard $ buxhet per 12 vjet 40% e 60 % investime cfare eshte bler me ato para?' sa do qe e kane rrite rrogen haaa POLICIA pasi E drejtuan me Ministra te kapur nga krimi: Keta te fundit qe tallen me policin e thjesht e u marin armen nga brezi e kercenojne nga familja ,me pagen 500€ deri ne 2022 vajtja ne pune me bicikketa e me motorra te vjedhur' e me lista borxhesh nuk ka polic te luftoj krimin qe vetem ne 1 Nate thith 100 € kokain ! Akademia e tyre kerkon taksa e kafes 5000€ Qe ne hyrje i plasi barku Bilbil Memes ; kane gjet zgjidhe me femrat model izraelit , fusin disa femra nga sms ,qe as sherbim te brendshem as te jashtem As ligjin baze te policis nuk dine dine ! thjeshte plotso numrat ,as paga as kredi te buta as uniforma as dieta as siguracion shendetsor as ate te jetes nuk ua japin! pse deri dije nuk i jepnit apo kur ngelet drangull pa kem njeriu, Ato ligji ua njinte atyre edhe me Pare Pse duhet te Pall tani ky Rama per Rekrut e kadet ne polici e Ushtri e pse shtyhen keto gjera ne Vite elektorale !? QELLIMI DIHET 500 vende ne polici 500 ne Ushtri jane 10000 vota nga fisi "haaa vetem kjo u intereson jo Siguria

    Përgjigju
  • Realiteti: 04/11/2023 23:06

    E VERTETA ESHTE QE JANE HAPUR E RIHAPUR QE NE GUSHT. POR NUK SHKONE NJERI. SE RINIA KA EMIGRUAR DHE ATA QE JANE KTU SHPRESOJNE TE EMIGRONJNE.... SEPSE SKA TE ARDHME, VENDI ESHTE ZHYTUR NE KORRUPSION AKTIV E PASIV KEMI NJE ZV.KRYEMINISTER NE ARATI E ISH DEPUTET E KRYTAR BASHKIE NE BURGE.... VETEM NE 2022, 350 PUNONJES POLICIE JANE LARGUAR ME DESHIREN E TYRE, SEPSE KA ZHGENJIM TE MADHE NGA KEQ ADMINISTRATIMI DHE PAGAT E ULTA QE I BEHET E JEPET PUNONJSVE TE POLICIS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?