Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hapur dyert për çdo person që do të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjete sociale, ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.
Sipas videos së postuar, çdo i interesuar duhet të jetë deri në 30 vjeç si moshë maksimale, si dhe afati i fundit i aplikimeve është më 31 dhjetor 2024.
Rekrutët e rinj do të kenë një pagë jo më të ulët se 75 mijë lekë, do t’u ofrohet shërbim shëndetësor falas, arsimim dhe trajnime e stërvitje profesionale jashtë vendit.
‘Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë’, shkruan Rama.
Sipas numrit të popullsisë që kemi e sigurt se uniforma ka më tepër se ç'duhet.Që mos të shthurej rinia,mos t'a çonin jetën e tyre dëm,nuk do ishte keq që të ishin përzgjedhur që në 9-vjeçare sipas aftësive,kërkesave të tregut të punës,dëshirave të tyre.Nuk do ishte keq që ata që shkojnë në shkollë për të kaluar kohën,të shkonin herët për stërvitje ushtarake.Disiplina e rregulli i duhur në moshën e duhur,do i kishte shpëtuar nga telashet ata e familjet e tyre.Mos harroni se të rinjtë deri 30vjeç janë hiperaktive e pothuajse me autizëm.N.q.se.nuk di t'i trajtosh,i shkatërron.Kudo ku punojnë të rinjtë kam vënë re se nuk i trajtojnë mirë,disa nga paaftësia e të tjerë sepse ua lejon sistemi një gjë të tillë.Kam vënë re se disa të rinj edhe heshtin se nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër,por mbushen me inat.Një person i mbushur me inate aq më tepër i ri është si bombë që mund të shpërthejë edhe atje ku nuk duhet.N.q.se doni t'i stërvisni për rast lufte është më mirë që kaq shumë filozofë,psikologët,mjek të specializuar,politikanë e ambasadorë,të hyjnë në bisedime të shmangin luftën sepse ushtarët janë bijë nënash,popujt shkatërrohen po ashtu edhe natyra.Ne jetojmë nën efektet e luftës së ftohtë,me ndotje të mjedisit,të ushqimeve,me helmime e sabotime.Edhe mjekësia që duhet të kujdeset për shëndetin po i përdor aftësitë për të krijuar viruse e ilaçe që zgjasin periudhën e shërimit ose çojnë në vdekje.e.t.j...e.t.j...
Përgjigju