Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike në administratën publike! Kriteret dhe si mund të aplikoni

11 Korrik, 08:11| Përditesimi: 11 Korrik, 09:41

  • Share

Janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.

Çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Zhvillimi i praktikës së punës zgjat 3 muaj nga muaj i shtator deri në dhjetor, është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kriteri: 11/07/2024 08:53

    Puna pa pagesë është si puna në të zezë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?