Hapen aplikimet për universitet, maturantët mund të aplikojnë për 10 programe studimi në UAlbania, vetëm 2 raunde regjistrimi

29 Korrik 2023, 08:24| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 09:06

  • Share

TIRANË- Maturantët që kanë përfunduar gjimnazin, nga sot mund të aplikojnë online në portalin UAlbania për të fituar vendin në universitetin ku duan të ndjekin studimet e larta për vitin akademik 2023-2024. Portali UAlbania do të jetë i hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht.

Maturantët mund të aplikojnë për 10 programe studimi, ndërsa në ndryshim nga vitet e tjera është ulur numri i raundeve të regjistrimit në universitet nga 3 në dy raunde. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Ndërkohë, të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, ndërsa nuk do të ketë kriter mesatareje. Në ndryshim nga vendimi i vitit 2022, Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri.

Po ashtu, për herë të parë qeveria do tu afrojë studentëve kredi për tu mundësuar atyre mbulimin e tarifave dhe kostin e jetesës gjatë studimeve të larta. Do të jetë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë që do të negociojë me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore jepet pa kolateral fizik. Norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë. Përfitues do të jenë të gjithë studentët, por kusht për këtë është se kredia miratohet vetëm për një program studimi, për bachelor ose për master.

Degët prioritare

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?