Hapen aplikimet për praktikën e studentëve në Administratë/ KRITERET dhe si bëhet aplikimi

26 Janar 2020, 11:43| Përditesimi: 26 Janar 2020, 13:04

  • Share

TIRANE - Prej datës 9 mars deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar studimet në bachelor do të kenë mundësi të kryejnë praktikën pranë administratës shtetërore, njësive  të vetëqeverisjes  vendore,  si  dhe  shoqërive  tregtare. 

Ministria e Arsimit ka publikuar në fletoren zyrtare thirrjen për studentët në kuadër të planit kombëtar të praktikave të punës. Brenda muajit shkurt studentët mund të aplikojnë online në platformën zyrtare të programit në http://praktika.arsimi.gov.al/

Por për t'u bërë pjesë e programit studenti duhet që të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Kriteret e aplikimit:

Mosha e aplikantëve duhet të jetë nga 21-26 vjeç, aplikantët  duhet të kenë mbaruar bachelorin dhe nuk duhet të kenë qenë pjesë e e programit në thirrjet e mëparshme.

Studentët në momentin e plotësimit të formularit duhet që të shënojnë studimet që kanë mbaruar, mesataren si dhe një letër motivuese në të cilën do të shpjegojnë se si kjo praktikë do ti ndihmojë të rriten profesionalisht.

Studenti  do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, në orar zyrtar dhe për t'u certifikuar duhet të ketë marrë pjesë minimalisht  në 80% të periudhës së zhvillimit  të programit.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të një vlerësimit nga komisioni prej 3 personash që ngrihet pranë institucioneve pjesëmarrëse, ku vlerësimi maksimal arrin në 40 pikë.

Shpallja e fituesve bëhet brenda 10 ditëve nga mbyllja e aplikimit dhe do të lajmërohen nga vetë institucioni që i ka përzgjedhur.

Qëllimi i këtij programi është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin  e  aftësive  profesionale e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publike.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenice: 27/01/2020 07:10

    Tap-topi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?