Hapet dosja nr 19 e ish-Sigurimit të Shtetit! Qazim Mulleti kërkoi lirimin e 14 personave nga familjet e internuara

28 Gusht 2023, 12:30| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 15:15

  • Share

Pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, në përvjetorin e 67-të të vdekjes, ish-prefekti i Tiranës Qazim Mulleti përcillet për në banesën e fundit. Në këtë ditë simbolike Autoriteti hap dosjen e ish-Sigurimit dhe zbulon se ndihmoi familje të internuara dhe sipas shkresave të fashistëve ka bashkëpunuar me Myslym Pezën.

Hapja  e dosjes nr.19 , me fashikujt e ish-Sigurimit nga Autoriteti i Dosjeve është një përpjekje më shumë për të zbardhur përmes fakteve kontributin e tij.

Paraprakisht, njoftohet se në të ka shkresa ku Mulleti përpiqet për lirimin e  katër familjeve të internuara, por, nga ana tjetër edhe letra të autoriteteve italiane ku thuhet se Mulleti 'favorizon Myslym Pezën dhe një ‘drejtues bandash’. 

Hapja e dosjes që policia sekrete e regjimit totalitar ka krijuar për të, bashkë me çeljen e mundësive për rishikimin e figurës së tij në dritën e fakteve dhe jo të propagandës të kohës përbën një ndryshim themelor në raportin e shoqërisë tonë me të shkuarën, e raportit të shoqërisë me vetveten dhe me gjeneratat e tjera thuhet në njoftimin e këtij autoriteti.

Dosja nr 19
Në dosjen që Autoriteti vë në dispozicion të studiuesve janë dokumente që janë mbledhur prej ish- Sigurimit të Shtetit nga arkivat zyrtare të kohës, (1940-1944) kur më se shumti janë urdhëresa, vendime të dala nga zyra Prefektit të Tiranës.

"Shkresat janë pa asnjë gabim në drejtshkrimin e gjuhës shqipe, plot stil dhe referime ligjore që të bën të kuptosh që sterotipi i Prefektit ‘injorant’ ishte një produkt fake i propagandës. Në dokumentet e ish-Sigurimi të Shtetit ka dhe një biografi të shkruar për Qazim Mulletin, e cila nuk arrin të fshijë shkollimin e gjatë dhe formimin akademik në diplomaci të Prefektit" vijon njoftimi i medias.

Dosja nr. 19, etiketohet me gjuhën e urrejtjes: “Dosje fashikull me dokumente mbi veprimtarinë para dhe pas çlirimit të kriminelit Qazim Mulleti.” 

Brenda saj si për ironi gjen këtë shkrese të datës 29.03.1943, që ai ia dërgon Ministrit të Brendshëm kur shkruan i shqetësuar për fatin e katër familje të internuara, gjithsej 14 persona:

“Lutem për lirimin e personave nga familjet e të arratisurve të internuar. Qëndrimi i tyre në internim na duket një vuajtje e tmerrshme dhe çnjerëzore, aq me tepër se prej gati dhjetë muaj e ca  që janë këtu nuk asht pa asnjë rezultat, prandaj për mos pa mjerime e për të mos i lanë në gjendje të bindshme, i lutemi Ministrisë të ketë mirësinë me disponue lirimin e tyre.”

Ndërsa historiografia komuniste e konsideron atë bashkëpunëtor të fashizmit në dokumente gjendet edhe një shkrese e brendshme e autoriteteve italianeve sipas të cilës Prefekti i Tiranës zhvillon propagandë kundër autoriteteve italiane dhe se është nacionalist.

Po këtu gjendet  edhe një tjetër shkresë e autoriteteve italiane ku thuhet se “ai favorizon Myslym Pezën një ‘drejtues bandash’.

Disa hollësira këto që tregojnë se bashkëpunimi me autoritetet italiane vendosur pas pushtimit të vendit, siç është parë më vonë nga studiues ishte një bashkëpunim gjeostrategjik për të rritur prezencën e Shqipërisë në Ballkan duke e kthyer atë në territoret e vjetra.

"Sigurisht që Prefekti i Tiranës ishte antikomunist dhe në frymën perëndimore, qëndrim të cilin ne  vlerësojmë sot si një emancipim për kohën, aq më tepër tani që historia vërtetoi se diktaturat mohuan të drejtat e njeriut dhe rezultoi me pasoja tragjike për një pjesë të madhe, të pafajshme, të popullsisë, kryesisht elitën dhe pasardhësit e tyre' 

Në fashikullin me dokumente “Mbi veprimtarinë kriminelit të luftës Qazim Mulleti pas çlirimit në arrati” gjenden letrat që i drejtohen bashkëshortes, Hajrie Kusi dhe djalit Reshit, nën emrin e një gruaje italiane, por që Sigurimi i Shtetit e di që letrat janë shkruar prej tij.

Në përmbajtje të letrës mësohet se ai u ka dërguar pako me ushqime dhe rroba, ku ata ndodheshin të internuar në kampin e Savrës. Kartolina ndalohet nga ish-Sigurimi, pa mbërritur në destinacion.

Dokumentet për Qazim Mulletin gjenden në tre fashikujt prej një numër prej 300 fletësh. Por dokumentet për të shtrihen edhe në 86 dosje hetimore -gjyqësore të njerëzve me të cilët ai studioi në Itali, punoi gjatë detyrës, por dhe me të tjerë që kishte marrëdhënie fqinjësie dhe tregtie.

Nga një kërkim mbi disa prej tyre shihet se ata janë dënuar me burgime e internime, disa edhe me vdekje. Përmendim këtu Ibrahim Biçkaçiu, ish- kryeministër i vendit për një kohë të shkurtër gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pronar i madh tokash, i shkolluar në perëndim që pas internimesh dhe burgosjesh përfundoi roje varrezash në Elbasan.

Disa prej këtyre emrave janë : Ali Qoraliu, Hysni Mulleti, Selim Daci, Giovanni Fachini, Besim Pazari, Hiqmet Biria, Selim Mati, Rexhep Picalli, Ymer Shaba, Haxhi Aga, Ali Qordja, Merita Sokoli, soprano, studiuar në Itali, Syrja Golja, Gjon Deda, Murat  Basha, drejtor i shkollës së Xhandarmërisë, anëtar i Shtabit të Forcave të Legalitetit, Mehmete Hurshiti, Osman Mema, Andon Kozmaci. etj.

Marrëdhëniet e një shoqërie me të shkuarën përcaktojnë në një masë të konsiderueshme shkallën e emancipimit të saj. Qasja e ftohtë ndaj ngjarjeve dhe personazheve historike, trajtimi i tyre me dritë-hijet përkatëse, kontekstualizimi i tyre do të dëshmonin për një shkallë të kënaqshme emancipimi dhe liberalizimi të shoqërisë.

Autoritetit fton studiuesit dhe median të aplikojnë për t’u njohur nga afër me dokumentacionin në fjalë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/08/2023 00:52

    Qe dosja te jete e plote duhen dhe te dhena te tjera,p.sh pse nazi-fashistet zgjodhen pikerisht Mulletin per kryetar bashkie e prefekt? Shkollimi dhe origjina eshte nje plus,por ishte dhe MILITANTIZMI dhe BESNIKERIA qe e katapultuan ne ate post,ashtu sic eshte e njejta arsye qe i con ne te njejten detyre bashkiaket e prefektet e sotem,por me nje ndryshim thelbesor.Sistemi partiak ne ate kohe ne Shqiperi kishte pushuar se ekzistuari per shkak te pushtimit.Te vetmet organizime qe lejoheshin ishin ato me karakter jopolitik,qe nuk i prishnin pune pushtuesve,ose ato qe idete politike te te cilave ishin ne unison me pushtuesin,ne te kunderten cdo krijim tjeter politik ishte ose ilegal,ose ilegjitim.Pra Mulleti u zgjodh aty ku u zgjodh per:1-shkollimim,2-origjinen familjare/klasore,3-besnikerine/militantizmin ndaj pushtuesve,4-sepse ishte pjese e grupeve politike programet e te cileve ishin ne unison me ato te pushtuesve.Dosja e ofruar eshte e paplote,sepse duhet shtuar rroga qe i paguanin pushtuesit dhe jep vetem /te metat/ qe shikonin pushtuesit tek ai,por nese /Autoriteti i dosjeve te Sigurimit/ do te ishte vertet i paanshem,duhet te shtonte dhe anet /pozitive/ qe shikonin pushtuesit tek Mulleti per t'a punesuar e mbajtur ne ato poste.Gjithashtu duhet shtuar dhe akuzat e Sigurimit dhe arsyet e tyre,edhe pse jane akuza Sigurimi,prape t'a quash dike kolaboracionist e tradhetar ne menyre kaq pergjithesuese nuk eshte mjaft!Ne i dime faktet,por duhet t'i dine dhe ata qe si dine,ose nuk duan t'i pranojne.

    Përgjigju
  • Patrioti: 28/08/2023 13:30

    'Mirë, more mirë e bëni analizë e dokumentave të krimeve të komonizmit,oor më duket se po ngatëroni kekun me byrekun.Megjith respektin tuaj të munguar për histori dhe bëmat ai u largua nga Shqipëria me ata të mundurit që gjifh dynjaja i quan nazi-fashist dhepër të keqen mëtë vogël jo me ndonjë amerikan a anglez.Si këshill bëni një analiz ADN atyre eshtrave se nga dëshira dhe dhëmshuria mos ju kanë gënjyer.

    Përgjigju
  • Aferimi: 28/08/2023 13:26

    Ta leme anen politike dhe bashkeounimin e tij me italianet, por baba e burr i mire ska qene qe iku e la gruan me femije. Pse nuk i mori edhe ata me vete. Kjo flet per karakterin e tij si njeri.

    Përgjigju
  • Shaqo: 28/08/2023 12:41

    ...po me dy shkresa dhe shkollimin ne perendim e pastrove figuren e Qazim Mulletit?

    Përgjigju
    • Nasi: 28/08/2023 13:28

      Imagjino cfare burri, braktisi gruan e djalin per te shpetuar bythen e vet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?