Klubi i bllokuar

Hapën lokalet e natës në mes të Covidit, gjoba dhe procedim penal për 2 pronarët, shoqërohen 7 balerina

5 Korrik 2020, 11:27| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 12:20

  • Share

Dy administratorë të lokaleve të natës janë proceduar penalisht në Durrës pasi kanë hapur aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin. Bëhet fjalë për B. K., 27 vjeç, banues në Durrës dhe D. P., 60 vjeçe, po banuese në Durrës, të cilët nuk e konsiderojnë më si të rrëzikshëm COVID-19 dhe për këtë arsye edhe janë gjobitur.

Në këto lokale organizohej muzikë 'live' dhe merrnin pjesë një masë e madhe njerëzish, duke u shndërruar në rrezik kryesor për përhapjen e koronavirusit. Si pasojë janë shoqëruar në ambinetet e policisë edhe 7 balerina, të cilat pas procedimeve janë lënë të lira ashtu si pronarët.

Në aktin normativ për koronavirusin thuhet që nuk lejohen subjektet apo individët që organizojnë aktivitete publike dhe jopublike, si koncerte etj, në vende të mbyllura.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drini: 05/07/2020 13:32

    Lironi more plehra lokalet e nates dhe jeten. kush eshte nisur me vdek do vdesi nuk e ndalon dot askush

    Përgjigju
  • Gim: 05/07/2020 13:11

    Gjithe lokalet ne bllok hap i keni mor maskarenj. The code, whisky, Mystic, Bardhezi etj etj

    Përgjigju
    • Goni: 05/07/2020 14:46

      Serio e ke ti ... ato kane nje muaj qe behet si miting me muzik e pa muzik dhe disko mbyllura pa asi lloj kontrolli

  • Eri: 05/07/2020 12:09

    Hajdeni dhe shihni ne mes te Shkoders bohen mbremje pa piken e kontrodhit she distancimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?