Kafe me kartë krediti nëse është mundësia që të shmanget paratë cash në dorë, personeli me klientin duhet të rrijë 1.5 metër larg si dhe dezinfektues duarsh në hyrje të çdo lokali për klientët janë disa nga masat higjieno-sanitare që baret dhe restorantet duhet të respektojnë me hapjen e tyre.
Baret dhe restorantet që pritet të hapen më 18 maj do të kenë rregulla strikte higjiene dhe dezinfektimi të vazhdueshëm në mënyrë që të sigurojnë shëndetin e punonjësve por dhe klientëve që do të vijnë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në e-albania, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në lokal nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar - kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Baret dhe restorantet do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05:00-17:30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorantet duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektues, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfektim të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektues duarsh jo më pak se 60 % alkool.
Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfektojnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti.
Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.
Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera. Në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri - tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.
Subjekti bar - kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike.
Të gjitha gratë po presin me padurim hapjen e parukerive dhe qendrave estetike, por duket se çdo gjë nuk do të jetë më si më parë. Në rregulloren për marrjen e masave higjieno-sanitare për parukeritë dhe qendrat estetike të publikuar në e-albania në hyrje çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshme për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje. Çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje njëpërdorimshme, e cila hidhet në kosh.
Karriget, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorimshme. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Letra e përdorur griset dhe hidhet në kosh.
Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient. Pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë. Peshqirët duhen larë çdo ditë. Prekja e peshqirëve të papastër bëhet vetëm me doreza.
Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjienizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre.
Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Subjekti shërben vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i radhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij.
Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 4 herë në ditë për 10 minuta. Në momentin e ajrosjes subjekti nuk ofron shërbim për asnjë klient.
Çdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj. duhet dezinfektuar/sterilizuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava.
Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt. Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes në punë si dhe para dhe pas çdo klienti që shërbehet.
Klienti që kryen trajtime të fytyrës mund të mos mbajë maskë, por duhet të sigurohet distanca më e madhe e mundshme klient-ofrues shërbimi dhe koha të reduktohet në maksimum. Rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale apo mjekësore.
Më 11 maj hapen dyqanet në qendrat tregtare, ku duhet të zbatojnë rregulla mjaft të rrepta në mënyrë që të shmanget transmetimin e sëmundjes dhe grumbullimet. Sipas rregullores të publikuar në e-albania klientët nuk mund të qëndrojnë më shumë se dy orë brenda një qendre tregtare, ndërsa do të lejohet të hyjnë një numër i kufizuar personash pasi qendrat nuk mund të mbushen si më parë për të shmangur grumbullimet e tyre si masë mbrojtëse ndaj covid-19.
Klienti nga klienti duhet të ruajë distancën prej 2 metrash. Gjithashtu rekomandohen të mos i provojnë rrobat në trup, por mbi veshjen e tij. Stafi në qendrat tregtare duhet të jetë i pajisur me doreza e maska dhe në çdo dyqan duhet të ketë dezinfektues duarsh.
Gjithashtu për të bërë një mbrojtje sa më të mirë të qytetarëve dyert elektrike duhet të ndajë hyrjen dhe daljen e vizitorëve në mënyrë që të mos këmbehen me fytyrë si dhe do të krijohen korridore sigurie e shenja që të udhëzojnë qytetarin se ku duhet të qëndrojë dhe kalojë.
Ashensorët nuk duhet të mbushen më shumë se 30 % e kapacitete dhe pagesat rekomandohen me kartë krediti. Shitësit ambulantë brenda qendrave nuk do të lejohen por vetëm dyqanet, ndërsa brenda qendrës tregtare do të ketë një dhomë të posaçme izolimi nëse një qytetar apo personal shfaq shenja dhe simptoma të COVID-19.
Prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Për secilën nga këto biznese në portalin e-albania janë nxjerrë dhe protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë të jo vetëm klientët por dhe personeli në punë për të ruajtur sa më shumë shëndetin dhe shmangur infeksionin nga COVID-19.
Sipas protokollit të sigurisë dhe garantimit të kushteve higjieno-sanitare për klinikat dentare ata duhet të dezinfektohen disa herë në ditë, në çdo klinikë do të ketë matës temperature dhe nuk do të lejohet asnjë person me temperatura 37.5 të hyjë në klinikë. Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve
Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pasi punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët.
Klinikat dentare duhet të sigurojnë doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe veshje speciale si dhe duhet të njohin mirë procedurën e eliminimit të tyre si mbetje të rrezikshme infektive. Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infektive në përputhje me procedurat rutinë.
Gjithashtu klinikat dentare fillimisht duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar dhe të bëhet një triazhim i pacientëve paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare.
Përveç tregtisë së veshjeve, këpucëve apo tekstileve të përdorura apo të reja në dyqane me pakicë, në portali E-Albania është publikuar lista e bizneseve të hapura nga e hëna e 4 maji.
Në këtë listë janë shtuar muzetë, aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike, arsimi kulturor, kopshtet botanike dhe zoologjike, shoferët e rinj të cilët marrin mësime për kursin e patentës.
Gjithashtu do të lejohen të nisin punën kurset e ndryshme, arsimi kulturor, bibliotekat si dhe krijimtaria artistike.
Nga e hëna e 4 majit është lejuar edhe lëvizja ndërqytetëse me taksi me 2 persona brenda anëtarë të së njëjtës familje.
kurr mos perdorin karta krediti, kurren e kurres, po u zhduk cash ju kan mare jeten, ju kan mare nder in, ju kan mare punen me djerse, mos I besoni nje bastardi si ed rama, mos pranoi nje gje te tille, eshte anti kushtetuese, do ju rrjepin te gjalle, kurr mos pranoni karta krediti, perdorin cash, sepse cash eshte djera juaj, djera juaj nuk eshte credit por cash, zgjohuni, keta barbare do tju zhdukin nga faqja e dheut
Përgjigjukjo quhet vertet tallje by... e me njerzit .shmangia e parase thot ne lokale. po transaksionet qe behen cdo dit ne banke me lesh i bejne keta ,ca terheqin njerzit nga bankimati
PërgjigjuNuk ka asgjë për tu habitur, si gjithë bota, nje kafe e paguar me kartë krediti!
PërgjigjuNuk ja vlen te hapen lokalet me keto rregulla,vetem taksat e bashkis nuk do arrijme ti nxjerrim e jo me qiran e lokalit e pagat e punonjesve eshte vertet nje shaka e hidhur nga ana e autoriteteve!
PërgjigjuPo rrumpall do behet kush do kontrrolloj ke ktu aman masat do ngelin vec ne leter ca kontrroll leshi ,me ca pronar injorant kafesh do implementoni masa ju
PërgjigjuSi ta kuptoi kamarieri shkretë që klienti ka sintomat e covid19, ai eshte kamarier dhe jo mjek, se kamarierë me dipllomë juridiku ka, por ska bo nai herë vaki kamarier me dipllomë mjekësie. Apo pronarët e bareve dhe restoranteve që shumica nuk dallojn dorën e majt nga ajo e djathta, si ta kuptojn ato kaçaunj që tjetri eshte me covid dhe hyn në lokal duke infektu të gjith? Megjithse çfarë ligji ka funksionuar në shqipëri që të funksionoi ky i fundit.
PërgjigjuÇingoja efgjiti i vlonjatite Pongu
Me kaq gjera sa kerkohet t vesh per kafe m mir ta pish n shpi
Përgjigju