Më pak se gjashtë muaj pas votimeve të fundit, Izraeli kthehet sot në votime për të rinovuar Knesset, parlamentin.
Një precedent absolut në historinë e vendit, që në rrugët e Tel Avivit, zemra liberale e shtetit hebre, nuk arrin të ndal dhe ironitë ndaj Kryeministrit actual.
Por Tel Avivi nuk është Izraeli dhe sipas sondazheve, mbizotëruese nuk do të jenë partitë e majta.
Ajo që do të zhvillohet do të jetë një betejë e brendshme në mes të djathtës ose, më së shumti, të djathtës dhe qendrës.
Të gjithë analistët thonë se pak ka ndryshuar në elektorat në krahasim me zgjedhjet e prillit kur Likud (Partia e Netanyahut) ishte kokë më kokë me Blu dhe Bardhë (Partia e ish Shefit të Shtabit Benny Gantz, 60 vjeç).
Në prill, secila nga dy partitë mori 35 vende nga 120 në Knesset.
Fushata elektorale e shtatorit u mbizotërua nga tema e marrëdhënies midis shtetit dhe fees. Lëshimet që Netanyahu ishte i gatshëm t’i bënte hebrenjve ultra-ortodoksë në këmbim të mbështetjes së tyre, nuk i pëlqeu Avigdor Lieberman, 61 vjeç, ish-Ministri i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, i cili me "jo" e tij bllokoi lindjen e ekzekutivit.
Në prag të votimeve, ai është i vetmi fitues i sigurt: sondazhet i atribuojnë midis 9 dhe 11 vendeve, më shumë se dyfishin e katër vendeve që ai ka tani. Prandaj do të jetë ai që do të heqë gjilpërën e balancës mes Netanyahu ose Gantz.
Mendohet se partitë e vogla do të kenë rol vendimtar në rezultatin përfundimtar. Negociatat për krijimin e një qeverie të re pritet të nisin menjëherë pas përfundimit të votimit në 22 të mbrëmjes, ku publikohen edhe exit pollet e para.