Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale mund të regjistrohen përmes e-albania.
Kreu i qeverisë shprehet se mbështet nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nga familjet në nevojë apo ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9.
‘Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare; Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë; Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale; Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9. Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta’, shkruan ai.
Komente
