Regjistrimet online

Hapen regjistrimet online për klasën e dhjetë. Risia për arsimin parauniversitar: dëftesa me vulë elektronike

7 Korrik 2023, 18:45| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 18:52

  • Share

Duke nisur nga sot, data 7 korrik, në portalin e-Albania mund të kryhen në çdo kohë aplikimet për regjistrime në klasë të dhjetë, duke përfshirë edhe shkollat e mesme profesionale dhe me kohë të pjesshme për personat mbi 18-vjeç.  Aktualisht, në portalin e-Albania po vijojnë aplikimet për regjistrime në klasë të parë, ndërkohë që risia e këtij viti është lëshimi i dëftesave elektronike nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, të cilat do të mbërrijnë në llogaritë personale të prindërve e kujdestarëve në portalin e-Albania.

Për prindërit apo kujdestarët ligjorë që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të dhjetë, nëpërmjet e-Albania, ofrohet një procedurë e thjeshtë aplikimi që realizohet në vetëm pak minuta. (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/MAS/15686/mas_15686_n3_s1_web.aspx?service_code=15686)

Mjafton, që pas identifikimit në portal si qytetar, të zgjidhet shërbimi që gjendet i emërtuar si: “Regjistrim në klasë të dhjetë” dhe të përzgjidhet profili specifik i shkollës që do të ndjekë fëmija.

Nëse aplikuesit përzgjedhin gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar, formulari elektronik plotësohet automatikisht. Kujdestarët ligjorë, në çdo rast aplikimi duhet të ngarkojnë dokumentin verifikues, ndërkohë që vetëm në rastet e shkollave sportive duhet të ngarkohet raporti mjekësor. Dëftesa e lirimit, që më parë ngarkohej si dokument më vete, tashmë kalon automatikisht pranë shkollës ku kërkohet të kryhet regjistrimi, nëpërmjet ndërveprimit të sistemeve elektronike. Afati i fundit për aplikime është data 20 korrik dhe nga raportimet e deritanishme procesi po ecën normalisht dhe pa vonesa.

E njëjta procedurë kryhet edhe për aplikimet në shkollat të mesme profesionale, por përzgjedhja e shkollës bëhet pavarësisht zonës gjeografike apo vendbanimit. Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç dhe lejohen të ndjekin shkollën deri në moshën 22 vjeç. Pranimet e nxënësve në shkollat profesionale janë pa konkurs.

Kurse, për regjistrimet në gjimnaze me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, aplikimet kryhen nga vetë të interesuarit, përmes llogarisë së tyre personale, në portalin e-Albania.

Koha e vendosur në dispozicion për regjistrime në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme do të jetë më e gjatë dhe afati i fundit do të jetë 30 shtatori.

Anulimi apo çregjistrimi i aplikimit është i mundur deri një ditë para vijimit të shkollës, duke krijuar edhe një tjetër lehtësi në procedurat online të këtij viti.

Nga 17 qershori, ndërkohë, vijojnë aplikimet për regjistrime në klasë të parë (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=10117) dhe do të qëndrojnë të hapura deri më datë 20 korrik. Nga drejtoria e portalit qeveritar e-Albania, mësohet se deri më sot janë kryer mbi 22,000 aplikime për regjistrime në klasë të parë, ndërkohë që përllogariten rreth 28 mijë fëmijë që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Dëftesat e shkollës, tashmë me vulë elektronike!

Për të dytin vit radhazi, prindërit u njohën me vlerësimet e mësuesve për fëmijët e tyre, elektronikisht, nëpërmjet SMIP. Por, risia e këtij viti është se dëftesat e notave përfundimtare për shkollat publike do të ofrohen të vulosura elektronikisht dhe do t’u shpërndahen prindërve dhe kujdestarëve ligjorë në llogarinë e tyre në portalin e-Albania. Një tjetër plus për digjitalizimin e arsimit në vend dhe një standard i ri i komunikimit, prind-mësues.

Avantazhet nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, në terma afatgjatë janë edhe më të mëdha. Digjitalizimi, sinkronizimi i të

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?