Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike!
Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit të publikuar aplikimi bëhet në portalin e-albania, teksa theksohet se cilat janë kriteret që duhen për aplikim dhe kush institucion përfiton.
Ndërsa sa i i përket afatit të fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes.
Postimi i plotë:
Financim sipas çmimit të referencës
Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
12 institucione të përfshira
Kriteret:
Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”
Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit
Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar
Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social
Institucionet përfituese:
Ministria e Brendshme (90 kuota)
Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)
Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)
Ministria e Drejtësisë (30 kuota)
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)
Ministria e Financave (30 kuota)
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)
Kryeministria (30 kuota)
Aplikoni tani në https://e-albania.al
Afati i fundit i aplikimit 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes!
Komente
