Anija kozmike Soyuz MS-23

Hapësira ende ‘tokë neutrale’, lëshohet kapsula ruse pa ekuipazh për të shpëtuar astronautin amerikan

27 Shkurt 2023, 09:02| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 09:07

  • Share

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende në bashkëpunim kur vjen puna në hapësirë. Pavarësisht përplasjeve në arenën ndërkombëtare, duket se “Lufta e Ftohtë”, nuk është transmetuar në të gjitha aspektet ku dy vendet bashkëpunojnë.

Një kapsulë ruse Soyuz pa ekuipazh u ankorua të dielën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ajo pritet të sjellë në shtëpi tre astronautë, njëri prej tyre amerikan pasi automjeti me të cilin ata mbërritën u dëmtua nga një meteor i vogël. Anija MS-23 u lidh në mënyrë autonome në laboratorin e kërkimit orbital, duke përfunduar udhëtimin dy-ditor të Soyuz pas nisjes nga Kazakistani.

Kapsula pritet të sjellë në shtëpi astronautin amerikan Frank Rubio dhe kozmonautët rusë Dmitry Petelin dhe Sergei Prokopyev në shtator.

Të tre mbërritën në ISS shtatorin e kaluar në bordin e MS-22 dhe fillimisht duhej të qëndronin vetëm rreth gjashtë muaj, deri në fund të marsit. Por kapsula e tyre filloi të ketë defekte teknike në mes të dhjetorit pasi u godit nga ajo që zyrtarët amerikanë dhe rusë besojnë se ishte një shkëmb i vogël hapësinor.

Yuri Borisov, shefi ekzekutiv i Roscosmos, tha se shëtitja e ardhshme hapësinore e kozmonautëve rusë në stacion do të zhvillohet në prill ose maj.

Anija Soyuz MS-23 transportonte 429 kilogramë ngarkesë shtesë në stacion, e nevojshme për të zgjatur misionin e astronautëve, raportuan agjencitë ruse.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?