Kuratori Artan Shabani

Kultura

Hapësira që na rrethon, 'Arti përmes vështrimit të të rinjve', një ekspozitë në Kalanë e Tiranës (FOTO)

9 Qershor 2021, 11:38| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 12:47

  • Share

Në Kalanë e Tiranës është çelur mbrëmjen e së hënës ekspozita Hapësira që na rrethon, "Arti përmes vështrimit të të rinjve",  një projekt i kuruar nga Artan Shabani, i mbështetur nga ISP Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe Ministria e Kulturës.  

Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistët Entela Ahmetliaj, Ardit Boriçi, Erolda Çela, Denis Golgota, Joan Kapo, Benard Lekgegaj, Ajet Halili, Albi Yzo, Edjola Mavriqi, Ersa Kana. 

Koncepti kuratorial

Artit bashkëbisedon me një bashkësi njerëzish, që nxisin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe çmontojnë logjikat më konvencionale. 

Në një vend aktualisht të dënuar nga pikëpamja kulturore nga rregullat e reja të jetës shoqërore, sot më shumë si asnjëherë parashtrojmë me një shenjë besimi projektin pamor të mbështetur nga ISP Instituti i Politikave te Qëndrueshme dhe MK - Ministria e Kulturës. - ekspozitën në grup ''Hapsira që na Rrethon''. planifikuar për zoom rooms - takim laborator dt. 4-5 maj - 2021 me pjesëmarrjen e dhjetë artistëve bashkëkohorë shqiptarë. 

Kjo ekspozitë propozohet përmes një formati të kryqëzuar, në internet dhe në hapësirë ekspozite në Tiranë, duke mbledhur bashkë dhjetë veprat e realizuara nga artistët e ftuar. Këto ngjarje janë shenja të një ndryshimi të thellë në konceptin e përdorimit të artit nga një audiencë, që nuk mund ta quajmë më “vizitor”, por përdorues i një faze dixhitale. Tani që koha e puthjeve dhe përqafimeve është pezulluar midis nesh dhe trupave të tjerë të dëshiruar, ku koha e përkëdheljeve dhe e përqafimeve midis nesh është ndërprerë na vjen natyrshëm të gjithëve të kërkojmë jetën e përditshme dhe frymëmarrjen e munguar, artistët kërkojnë imazhet jetësore në Hapsirën tonë të kujtesës dhe atë fizike. Ndarja dhe largësia e detyruar ka qenë mbytëse për njerëzit dhe veçanërisht për artistët. 

Me krijimin e veprave artistët shqiptarë i japin formë mohimit, që ka lulëzuar produkti i kohërave, krijimi i tyre artistik lind si zëvendësues i realitetit dhe duke u nisur nga ky hamendësim, artistët pjesëmarres marin jo vetëm fizionominë e realitetit, por në veçanti frymëzimin emocional, i cili shkon përtej tij. 

Artistët theksojnë nevojën dhe rëndësinë e rikuperimit të kësaj përmase të bashkimit njerëzor, që bëhet shprehje fizike, një përgjigje spontane dhe e natyrshme ndaj një urgjencë, ndaj një gjendjeje domosdoshmërie kur këto kërkesa nuk pranohen. Pikërisht kjo nevojë e ngutshme e ka shtyrë artistin të kërkojë vizione, që përshkruajnë takime dhe e ka kthyer vëmendjen e tij te dritaret tona bashkëkohore, që mbikëqyrin botën, të tilla si ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e ndryshme të lidhura me to. Në këtë vëzhgim artistët kanë hulumtuar dhe realizojnë veprat e tyre, të cilat portretizojnë njerëzit apo hapësirën, që i rrethon, duke vendosur veten pranë njëri-tjetrit, vizualisht krijojnë një afërsi ideale. 

Punimet vijnë në mes të realitetit dhe dëshirës, midis vullnetit dhe pamundësisë, për të nxjerrë në pah më mirë këtë rrjedhë midis dy kushteve të kundërta, Përshkrimi i këtij vazhdimi ideal, në hapësirë dhe kohë, të bashkuar shpirtërisht përmes afërsisë së trupave dhe hapsirës në qerthullimin e saj krijon një gjendje vizuale të afërt dhe të vazhdueshme, që gjeneron një grup, me sa duket të aftë për të mos pranuar emocionalisht mundësinë e shkëputjes dhe distancimit, një përkëdhelje të rinovuar, që heq kohën e mungesave dhe kthimi i dëshirës për ne.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?