Aksioni i ndërmarr për lirimin e hapësirave publike në vend ka qenë në fokus të emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.
Lidhur më këtë profesori i Planifikimit Urban Llazar Kumaraku, i ftuar në studio, tha se hapësirat publike janë zaptuar dhe shkatërruar në Shqipëri.
‘Mua më vjen mirë që diskutimi po kthehet drejt hapësirës publike. Ne duhet që të kujdesemi për gjënë publike. Ne i kemi zaptuar dhe shkatërruar vet dhe kjo nisi pas 1990. Ne jemi dëshmitarë që qeveria lokale nuk ka kontrolluar pronën publike. Pushteti vendor në këtë pikë ka dështuar në menaxhimin e pronës publike. Duhet që të pyesim veten tonë se çfarë është bërë në këto vite me administrimin e pronës publike', tha ai.
Ai tha se lokalet që kanë zënë hapësirën publike duhet që të marrin leje.
‘Lokalet që kanë zënë hapësirën publike duhet që të marrin leje, dhe nëse e shkelin duhet që të dënohen. Këtu problemi është më i madh, prona publike nuk janë vetëm lokalet që kanë zënë hapësirën, por gjithçka që ka zënë hapësirën publike. Edhe rruga është pronë publike nuk duhet që të zihet. Nëse dikush zapton diçka në mënyrë të padrejtë, duhet që ta kthejë mbrapsht’, tha ai.
Kumaraku tha se edhe trotuarët janë të zënë nga shkallët dhe nga pemët dhe qytetarët nuk kalojnë dot.
‘Trotuarët janë të zënë nga shkallët dhe nga pemët dhe nuk kalon dot qytetari. Këtu nuk kalon dot në trotuare. Prona publike në Shqipëri nuk ekziston. Nuk ka qytete në Europë në nivel të tillë. Ndërtimet që janë bërë kohët e fundit, janë të bëra mirë por hapësirat që e rrethojnë nuk janë mirë nuk është kujdesur njëri’, tha ai.
Komente
