‘Hapësirë sfiduese, standard për asgjë’! Artisja nga Prishtina, Majlinda Kelmendi vjen me ekspozitë të veçantë në Fier

12 Shtator, 10:51| Përditesimi: 12 Shtator, 11:52

  • Share

Në Galerinë e Arteve ‘Vilson Kilica’ në Fier është hapur ekspozita e artistes nga Prishtina, Majlinda Kelmendi.

 

"Hapësirë sfiduese, standard për asgjë", quhet ekspozita dhe është një ftesë për të hyrë në një botë ku rregullat nuk ekzistojnë, dhe ku sfidat bëhen standardi i vetëm.

 

Një udhëtim artistik që eksploron të panjohurën dhe i sfidon shikuesit të përballen me sfidat e tyre personale dhe të rishikojnë mënyrën se si ata ndërveprojnë me botën përreth tyre.

 

Majlinda Kelmendi artiste konceptuale, është e njohur për veprat e saj multimediale. Ekspozita përfshin instalacion, video-art, fotografi dhe piktura.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?