Moment nga derbi Tirana-Partizani

Hapet ankandi, deri në 15 korrik priten ofertat për të drejtat televizive të futbollit shqiptar

8 Korrik 2022, 15:59| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 16:00

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka hapur garën për shitjen e të drejtave televizive për 3 vitet e ardhshme të kompeticioneve të organizuara prej saj. Bëhet fjalë për Superligën, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Ky ankand do qëndrojë i hapur deri më 15 korrik, ndërsa saktësohet se operatorëve që janë në këtë fushë u është dërguar dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar.

“Federata Shqiptare e Futbollit në bazë të procedurave dhe si pronare e të drejtës së transmetimit të veprimtarive sportive të organizuara prej saj, në bazë të nenit 35 të Ligjit 79/2017 kërkon të shesë të drejtën televizive për garat futbollistike, për territoret e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës për një periudhë 3-vjeçare.

Pas fazës së konsultimit paraprak me operatorët e fushës FSHF ka çelur zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionateve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin ofertën ose ofertat e tyre ekonomike shoqëruar me dokumentacionin përkatës brenda datës 15.07.2022, ora 12.00 pranë selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF dëshiron të bëjë me dije se ftesat për ofertë me specifikimet teknike dhe dokumentacionin e nevojshëm, u janë dërguar njëkohësisht subjekteve që operojnë në këtë fushë.”, shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?