VIDEO/ Hapet baza ajrore e NATO-s, 6 avionë EuroFighter F-2000 show në qiellin e Kuçovës! Ngrihen në fluturim edhe 2 helikopterët 'Black Hawk'

4 Mars, 11:27| Përditesimi: 4 Mars, 13:48

  • Share

Në Kuçovë u hap baza ajrore që do shërbejë si qendër taktike për NATO-n, ku marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit si dhe përfaqësues të Aleancës. Avionët Eurofighter, helikopterët Black HaWk dhe dronët Bajraktar ofruan shfaqje në qiell.

Dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter demonstruan kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë. Më pas u ngritën dronët Bayraktar, që u sollën pak ditë më parë nga Turqia. Për herë të parë në ajër edhe dy helikopterët e rinj ‘Black Hawk’

Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?