Hapet biblioteka e katërt dixhitale në Tiranë, Veliaj: Investim për dijen, mundësi për të rinjtë (VIDEO)

20 Tetor 2020, 20:41| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 20:49

  • Share

TIRANË - Hapet biblioteka e katërt dixhitale në Tiranë, një projekt inovativ që po transformon bibliotekat në lagjet e kryeqytetit. Tashmë për ata që duan leximin i ofrohen mjedise komode duke u kthyer në inkubatorë të teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Tiranë, Roberto de Bernardi, përuruan ditën e sotme bibliotech 4 “Misto Treska”.

Veliaj shprehu besimin se edhe kjo nismë do të jetë histori suksesi. Katër bibliotekat në Tiranë ai i konsideroi si një investim për dijen.

“Ajo që na bashkon me UNICEF-in është investimi për dijen. Sot jam shumë krenar për këto katër pika të reja që hapim, janë vetëm 4 fara të para që mbjellim në Tiranë. Prirem të jem gjithnjë ai optimisti kronik dhe të shoh më të mirën, ndaj realisht ju uroj sukses të katër bibliotekave” - tha Veliaj.

Ndër të tjera Veliaj u shpreh se fokus për të janë të rinjtë dhe orinentimi i tyre drejt profesioneve të së ardhmes. 

"Ka gjithmonë një pyetje: Çfarë bën ti për rininë? ‘Jep peshk’ apo mëson si peshkohet? Ka plot që ‘japin peshk’. Kur bën një kamp veror, do pimë të gjithë birra apo kafe me filan politikan? Ok, gjë e mirë është, një birrë, një kafe. Por, është thjesht një ambicie shumë e vogël. Ambicja jonë është ‘të mësojmë si peshkohet’. Brenda 7 ditëve kemi hapur qendrën Tumo, u hap Softëare Development Academy, (Akademia e Zhvillimit të Softëare-ve), që në fakt është për një moshë më të madhe. Kurse me UNICEF-in bëmë këtë projekt, që vjen për të gjitha moshat” - tha Veliaj

Përfaqësuesi i UNICEF-it u shpreh se këto biblioteka të reja ofrojnë një mundësi për të gjithë.

“Si në këtë bibliotekë, pra “Misto Treska”, por edhe në biblioteka të tjera publike, ku po zhvillohet i njëjti projekt, duhet të mbajmë parasysh se askush nuk duhet të mbetet pas. Si UNICEF, ndihemi shumë krenarë të shohim kontributin që kemi dhënë, në mënyrë që këto ide të materializohen. Edhe njëherë do të doja të falenderoja kryetarin e Bashkisë dhe ekipin e tij për zhvillimin e këtij projekti”, u shpreh De Bernardi.

Tashmë bibilotekat e reja janë në katër pika të Tiranës duke shkuar kështu drejt një revolucioni teknologjik.

Erion Veliaj në inagurimin e bibliotekës së katërt dixhitale

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?