Bunk'Art rihapi këtë të premte dyert për vizitorët. Pas më shumë se një muaji e gjysmë i mbyllur muzeu i diktaturës iu nënshtrua listët së aktiviteteve që u lejohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
Këtë vit kanë ndryshuar rregullat për turistët e organizuar në grupe. Ata duhet të jenë në numër të vogël dhe duhet të zbatojnë me rigorozitet distancën nga njëri-tjetri.
Në listën e aktiviteteve që duhet të ishin hapur që nga data 4 maj renditen bibliotekat, kopshti botanik, edhe ai zoologjik. Nga vëzhgimi i Report Tv këto subjekte nuk e kanë marrë informacion në kohë duke mos pritur vizitorë dhe janë ende të mbylur për publiku.
Rihapja pritet që të bëhet në ditët në vijim, ndërkohë që brenda galerisë në kopshtin zoologjik, ku grumbullohet pjesa më e madhe e vizitorëve, do të bëhen vijëzime për distancën.
Të kontaktuar nga Report Tv, autoshkollat, të cilat janë të përfshira po ashtu në listën e subjekteve të hapura prej 4 majit, shprehen se ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të punojnë, në një kohë kur në një mjet, lejohen vetëm dy persona të ulur në mënyrë diagonale.