Hapet bypass-i i Tepelenës! Tërmet Peçi- Ramës: Rrugën e bëri komandanti im, si ti nuk ka! Kryeministri: Lëri këto, ishe xhep fals kur more detyrën (VIDEO)

13 Korrik 2020, 12:57| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 17:17

  • Share

TEPELENË- Hapet bypass-i i Tepelenës, të cilin kryeministri Edi Rama e ka cilësiar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

"I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike", shkruan Rama.

Gjatë inspektimit, nuk kanë munguar batutat dhe lavdet që Peçi i ka thurur kreut të qeverisë.

Biseda e plotë
Rama
: Të kujtohet atëherë kur erdha atëherë në Kurvelesh, dhe dolën ata që këndonin aty dhe më thotë ai gjiganti "aman mos e thuaj këtë se as komandanti i madh se bëri dot...
Tërmet Peçi: Po ja që s'e bëri komandanti yt, po e bëri komandanti im
Rama: Unë i thashë kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t'i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash  në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani.
Tërmet Peçi: Në se me lejon, do thoja që kryetar bashkie më të mirë se unë ka pasur dhe do të ketë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet, gjithë këto vepra nuk ka. Kjo është gjë që duket.
Rama: Po lëri këto

Ndërkohë që gjatë inspektimit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur ecurinë e punimeve si dhe ndërhyrjet restauruese të cilat janë duke u realizuar sa i takon skarpateve të kalasë së Ali Pashë Tepelenës apo edhe rehabilitimin e urës së vjetër. Për herë të parë në Shqipëri, bëri të ditur Ministrja Balluku, në kilometrin e parë  të kësaj vepre është bërë e mundur ndërtimi i  një ramë konsol, ndërsa shtoi se ndërhyrjet në këtë vepër kanë qenë të shumta. “Kanë mbetur dhe disa punime për t’u bërë, një shtresë e fundit asfaltike, por për shkak të sezonit do të fillojë të jetë i aksesueshëm. Është një vepër që ka nisur në korrik të vitit 2018 me afat dorëzimi në gusht të 2020-ës, pra jemi totalisht brenda afatit. Punimet kanë qenë të shumta. Duhet theksuar që në kilometrin e tij të parë ka një ramë konsol, e cila është e para në Shqipëri që qëndron mbi lumin Vjosë, e ndërtuar mbi kolona betoni”, u shpreh Balluku.

Ora 13:15
Tërmet Peçi i kopjon shprehjen: S'ke parë asgjë akoma! Ja si reagon kryeministri Edi Rama (VIDEO)

"S'keni parë asgjë akoma" është një shprehje e cila identifikon kryeministrin Edi Rama, por kësaj here ajo është përdorur nga kryebashkiaku i Tepelenë, Tërmet Peçi. Teksa po inspektonin përfundimin e punimeve në by-passin e Tepelenës, Peçi i thotë Ramës "këtej s'kemi parë asgjë akoma". Kryeministri Edi Rama i buzëqeshur e përsërit edhe një herë shprehjen e tij, por kësaj radhe e thënë nga dikush tjetër.

Biseda e plotë
Rama: Do të shkojmë pak te kalaja?
Tërmet Peçi: Do shkojmë patjetër te kalaja. Te kalaja brenda apo këtej?
Rama: Edhe brenda dhe këtej
Rama: Këtej e pamë...
Tërmet Peçi: Jo, këtej s'kemi parë asgjë akoma
Rama duke qeshur: S'kemi parë asgjë akoma

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 14/07/2020 02:18

    Jemi te lodhur Me KODE MAFJOZESH QE PERDOR RILINDJA

    Përgjigju
  • Lopsi: 13/07/2020 18:30

    Po cfare Termeti or aman. Mire i thote Rama: e kishe Tepelenen nje shteg dhish, ku ne vend te dhive mbaje makina.

    Përgjigju
  • Kumandai: 13/07/2020 16:22

    Hajdo o kumandar se po perparojme cdo dite e me shume lume Shqipëria qe na ka neve dhe dime si te drejtojme phu rrace felliqu ky ordiner duket nga llafet dhe emri lepires m..i

    Përgjigju
  • Luani: 13/07/2020 16:09

    Ky ta shpif fare lepirs i papre i komandantit te ushtrise se vdrkur Temuti ishte dhe eshte pleher te gjithe Tepelena e njofin mire

    Përgjigju
  • Artur: 13/07/2020 15:45

    Hajde Shqiperi hajde, nga grabites rruge ne 1997 behet kryetar bashkie, mbjelles hashashi e pronar hoteli ne Himare Termet lepiresi.Ky vend ka marre fund.

    Përgjigju
  • Albi: 13/07/2020 15:41

    Vazhdo o rama keto investime te mrekulkueshme ne bregdet e kudo,,shqiperia e ka te ardhmen tek turizmi,,,mos u kurse tek turizmi dhe bujqesia...kemi klime dhe gastronomi te mrekullueshme....por me kryesorja eshte rruga han i hotit---ksamil pergjate gjithe bregdetit autostrade 3 me tre korsi.....

    Përgjigju
  • sapa: 13/07/2020 15:22

    Njerez te neveritshem!

    Përgjigju
  • Teo: 13/07/2020 15:17

    Ajo shtylla metalike elektrike duhet te hiqet se prish pamjen

    Përgjigju
  • Shqipetar: 13/07/2020 15:05

    Boll u bere zedhenes i njerezve bulista i njerezve te dhunshem psikologjik dhe verbal

    Përgjigju
  • A. N.: 13/07/2020 14:44

    Duket qe nga emri qe i kane vene prinderit se cfare kulture shekullore rrjedh ne familjen e Termetit.

    Përgjigju
  • Miti: 13/07/2020 14:40

    Ky stili ku ministrja i shpjegon « komandantit » ne ecje e siper vepren qe eshte ndertuar, dhe « kumandari » ben verejtjet e veta pa e ndalur hapin eshte bere me shume se qesharak. Gjeni mor te uruar dicka tjeter per tu shpelare trurin njerezve se kjo u konsumua shume si metode.

    Përgjigju
  • Albi: 13/07/2020 14:37

    Turp per cfare standarti kryebashkiaku behet fjale. Mjere ky vend per rilindjen dhe injorantet qe promovon

    Përgjigju
  • nuci: 13/07/2020 14:18

    Ca dhiar i pa gdhendur u dukerka Termet servili. Dmth ky paska qen me i miri i Tepelenes.

    Përgjigju
  • Eri: 13/07/2020 14:15

    Ik ore servil i picarit jeni ca legena ju komunist i enverit komandant i leshit ca jan keta mostra qe egzistojen e populli i voton hajde dele hajde

    Përgjigju
  • Shqipetar: 13/07/2020 14:11

    Bulizmi dhe diskriminumi qe behet ne media i ka renjet shume te forta

    Përgjigju
  • Xhaketa: 13/07/2020 13:59

    Çne me xhaket vesh ne ket vap te madhe ku te shurdhojn gjingallat?

    Përgjigju
    • Vetingu: 13/07/2020 16:54

      Hahaha i madh. Tragjikomedi

  • Edi: 13/07/2020 13:07

    Zoti kryeminister po baypasi I Shkoders kur do hapet?

    Përgjigju
    • O tej: 13/07/2020 14:04

      Kur te behet Nard Noka Jryeminister

  • Timi: 13/07/2020 13:06

    Stimulim injorance dhe servilizmi...

    Përgjigju
    • Alban: 13/07/2020 13:45

      Perpara GJIGANDI I kombit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?