Një lajm i mirë për gjithë punëtorët sezonalë që do të punojnë në zonën e Igumenicës! Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kryetarit të Bashkisë së Igumenicës, Janis Lolos të cilët informojnë se pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës do të hapet për gjithë punëtorët sezonalë për afatin 25 tetor – 10 nëntor 2020, ndërkohë që përpjekje po bëhen për hapjen definitive të saj.
Megjithatë pritet edhe një konfirmim zyrtar nga ana e autoriteteve.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se testi i COVID për gjithë punëtorët sezonalë do të realizohet falas në doganë. Qytetarët kanë zhvilluar disa protesta kur kanë kërkuar hapjen e kësaj dogane, ku më të prekurit nga mbyllja e kësaj dogane janë të moshuarit që nuk mund të marrin dot trajtimin mjekësor në Greqi, por edhe biznese.
Kjo doganë është mbyllur nga shteti grek për shkak të pandemisë së COVID-19. Për të menaxhuar hyrjet dhe daljet është lënë që të lejohet kalimi vetëm në Kakavijë dhe Kapshticë.