Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestuar fundjavën e kaluar në Athinë është identifikuar falë gjurmëve të gishtave që prokuroria ka marrë në kompaninë “Aleat”. Leku, njihet dhe si miku i familjes Çapja në Elbasan, por për të nuk kishte asnjë të dhënë në kartotekën kriminale të policisë, dhe për të identifikuar nëse kishin të bënin vërtet me Olsin Lekun ose jo, krahasimi i gjurmëve të gishtave është kryer me ato që Olsi Leku, kishte lënë në kompanisë “Aleat” të prodhimit të pasaportave biometrike.
Leku, përmendet nga dëshmia e të arrestuarit Ervis Bardhi, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 15 gusht 2012. Por këtë ngjarje, që prej 20 qershorit 2020 Olsi Leku ishte shpallur në kërkim, ndërkohë 7 ditë më parë është arrestuar në Athinë.
Kjo ngjarje ka shërbyer që prokuroria e Elbasanit të hapë dhe dosje të vjetra, ku tashmë Olsi Leku, po verifikohet dhe për vrasjen e ish-biznesmenit në Elbasan Ilir Rexhepi. Ky i fundit është vëllai i Roland Rexhepit ose “Doda”, një ish-shef antidroge në Elbsan në kohën e Edmond Kosenit, që u ekzekutua me disa plumba, nga dy njerëz të afërt të familjes Çapja, Armand Llakaj dhe Marjus Tafa. Momentalisht Llakaj është dënuar me 25 vite burgim ndërsa Tafa, është dënuar me 23 vite burgim.
Për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar. Personi ka karakteristikat trupore të Olsi Lekut, dhe nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria ka kërkuar që Olsi Leku, ti nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin me atë profil AND-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi. Vrasja e Rrexhepit është kryer në 30 dhjetor të 2011, dy vite pasi vëllai tjetër i tij, Roland Rexhepi ishte ekzekutuar. Iliri është qëlluar teksa ecte në rrugë, ndërkohë në atë periudhë drejtonte një kompani policie private në Elbasan. Rrexhepi, konsiderohej si kërcënim për anëtarët e familjes Çapja, pasi kishte filluar lobimin me disa familje në Elbasan, për të goditur Çapjat. Iliri, ka mundur të reagojë duke plagosur një nga autorët, por ata janë larguar shumë shpejt.
Kujtojmë që vrasja e Ilir Rexhepit, është kryer vetëm pak ditë pasi prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar në pretencën e saj plot 48 vite burg për Armand Llakaj dhe Marjus Tafën, si autorët kryesorë të vrasjes së Roland Rexhepit. Ndërkohë për vrasjen e Ilirit, Prokuroria nxori një urdhër ndërkombëtar për Bledar Muçën. Mirëpo Muça është larguar nga dogana e Kapshticës, ku dyshohet se është ndihmuar nga polici Ardian Çekiçi. Pas largimit në Greqi, Muça gjeti strehim në Belgjikë, ku nga këtej nëpërmjet avokatit të tij në Shqipëri pretendoi se në Belgjikë ishte larguar për të festuar Vitin e Ri 2012.
Ndërkohë Bledar Muça pretendoi në atë periudhë se në momentin e vrasjes së Rexhepit, ai ndodhej në një lokal jashtë Elbasanit së bashku me disa miq të tij, dhe për këtë ka paraqitur pamje filmike. Akuzat për Bledar Muçën ranë dhe çështja u pezullua nga prokuroria pa autor. Ndërkohë për ndihmën e tij për të kaluar doganën Kapshticë, u procedua polici Ardian Çekiçi nga SHKB. Tetë muaj pas vrasjes së Ilir Rexhepit, duket se Çapjat kanë porositur vrasjen e Gentian Beqirit brenda në banesën e tij në Elbasan, pasi Beqiri së bashku me Dritan Shemen dhe Armando Hasanin në 26 dhjetor 2005, ekzekutojnë me disa plumba Sokol Çapjan.
Kane kaluar shume vite e capet i kane zhdukur provat. Kot lodheni
PërgjigjuQeke i mrendshem ti