Drejt Punës

Hapet faza e katërt e aplikimeve për fonde për projektet në agroturizëm, 5.2 milionë euro për të gjithë që duan të përfitojnë nga IPARD II

12 Janar 2022, 08:49| Përditesimi: 12 Janar 2022, 09:01

  • Share

Hapat faza e katërt për financimin e projekteve në agroturizëm. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë. Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.

“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” ose siç njihet ndryshe “agroturizëm”, është një prej masave që do të vijojë të mbështesë programi IPARD II, në mbështetje të bujqësisë edhe në thirrjen e katërt të aplikimeve që është hapur më 10 janar e vijon deri më 25 shkurt 2022.

Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, për projekte që kapin vlerën e financimit me një minimum vlere 10 000 euro dhe maksimum investimi 400 000 euro, për ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese sipas modelit tradicional që ato kanë,në përputhshmëri me karakteristikat e zonës.

Kryeministri Rama përmes një postimi mëngjesin e sotëm ka bërë apel për personat e interesuar të aplikojnë sa më shumë për investimet në fshat pasi do të mbështeten.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj.  Ditë të mbarë të gjithëve.”shkruan Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?