Sheshi

​Hapet fushata për parandalimin e aksidenteve, bie numri i viktimave në trafik

9 Nëntor 2020, 13:13| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 14:00

  • Share

KOSOVË- Ministria e Infrastrukturës ka hapur fushatën e aktiviteteve javore për shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

Në kuadër të kësaj fushate do të ketë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi theksoi se është një aktivitet që ka karakter ndërkombëtar i cili ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve me viktima në trafik.

Abrashi: Të respektohen rregullat e trafikut rrugor që mos të ketë viktima në trafik

 “Me aktivitete të tilla, me pamje që janë të tmerrshme që iu kanë kushtuar me jetë njerëzve, do të ndikojnë që të ketë më shumë siguri në rrugë, më shumë vetëdije, më shumë vëmendje për respektimin e rregullave të trafikut rrugor. Edhe ditëve të tjera do të ketë aktivitete gjithmonë në përkujtim të këtyre viktimave, duke parandaluar dhe minimizuar viktimat në trafikun rrugor”, theksoi Abrashi.

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, pohoi se policia mbështet fuqishëm aktivitetet e fushatës për parandalimin e aksidenteve në trafik. Teksa tha se këtë vit ka numër më të vogël të aksidenteve, krahasuara me vitin e kaluar dhe ulje graduale të viktimave në trafik.

Rexhepi: Bie numri i aksidenteve në Kosovë

“Këtë vit e karakterizon me rënie të numrit të aksidenteve në përgjithësi, por edhe rënia e numrit të aksidenteve me personat që kanë humbur jetën, me personat e të lënduar dhe aksidentet në përgjithësi. Që nga viti 2009 e deri 2019, kemi një rënie graduale të numrit të aksidenteve me perona të vdekur, diku 63 persona më pak. Por, edhe viti 2019, krahasuar me vitin 2018, ka një rënie të aksidenteve përfshirë edhe personat e vdekur”, tha Rexhepi.

Në anën tjetër, Muhamet Krasniqi nga Kolegji “Tempulli”, duke treguar për numrin e madh të viktimave në botë që humbin jetën në trafik, tha se edhe Kosova është pjesë e kësaj dukurie. Prandaj, ka theksuar se janë organizuar disa aktivitetet për parandalimin e aksidenteve me moton “Mbështet, vepro”.

Krasniqi: Motoja sivjet është “Mbështet, vepro”

 “Brenda një minute në glob vdesin nga një person si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor, ndërsa, 3700 i kemi të vdekur në mbarë globin si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor. Pikërisht këto aktivitete organizohen me qëllim që të kthejmë kokën nga kjo dukuri e cila merr jetën e qytetarëve edhe në Republikën e Kosovës. Pra, motoja sivjet është “Mbështet, vepro”, theksoi Krasniqi./KosovaPress

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?