Një ekspozitë e veçantë e quajtur “Ikonografia Shqiptare-Mjeshtrit e Mëdhenj”, u hap këto ditë festash në Galeria e Arteve Digjitale në Korçë, e vetmja e këtij lloji në vend që sjell një model unik të paraqitjes se artit. Për kryetarin e bashkisë Korcë, Sotiraq Filo kjo galeri ndërthur kulturën dhe teknologjinë së bashku.
“Vetë kjo galeri dhe mënyra sesi është konceptuar do t’i ketë brenda të dyja këto elementë, pra ka edhe elementët e artit dhe të teknologjisë. Para pak muajsh në të parën sallë të projeksionit 360 gradë në Shqipëri, tashmë po e vëmë në punë këtë investim duke krijuar mundësinë që në këtë ambient të kemi ekspozita të ndryshme, shfaqje të ndryshme”, u shpreh Sotiraq Filo, kreu i Bashkisë Korçë.
Drejtori i “Galeria e Arteve Digjitale” thotë se galeritë virtuale janë qendra të inovacionit dhe teknologjisë në shumë vende të botës, ndërsa Korça është e para në rajon që ka ngritur një qendër të tillë.
“Është një eksperiencë shumë e bukur që ndërthuret me inovacionin, me teknologjinë dhe risjellë shumë herë veprat e artistëve klasikë apo modernë, duke i sjellë në një formë totalisht inovative”, u shpreh Arbër Malilaj, Drejtor i “Galeria e Arteve Digjitale”.
Edhe kryeministri Rama publikoi pamje nga haoja e kësaj ekspozte në galerinë e Arteve Digjitale në Korçë duke e konsideruar një eksperiencë të pazakontë në këto festa.
Ekspozita e parë e artit digjital “Ikonografia Shqiptare; Mjeshtrat e mëdhenj”, e hapur në 23 dhjetor, do të presë vizitorët çdo ditë nga ora 12:00-20:00.
Ne nje dokumentar qe kam pare para ca kohesh per AI,ne nje muze te NY ndodhet nje pikture krijuar nga nje artist,ose me sakte nga AI qe eshte vene ne zbatim prej tij.Piktura eshte abstrakte,perdor metoden dixhitale,eshte shume e madhe per nga permasat dhe eshte pikture e levizshme si film por qe krijon vete vazhdimisht imazhe te reja unike abstrakte ne ndryshim e ne levizje,asnjehere nuk riperserit te njejtin imazh.Me beri shume pershtypje kur e pashe dhe eshte e vetmja ne bote per nga lloji.
Përgjigju